ushqimi

8 shenja që nuk jeni duke ngrënë mjaftueshëm

Shpesh bëjmë gabime me mënyrën e të ushqyerit dhe edhe pse mendojmë se jemi duke ndjekur një dietë të duhur të ushqimit, ne në fakt nuk po e bëjmë një gjë të tillë.

Më poshtë po ua paraqesim 8 shenja të cilat tregojnë se ju nuk jeni duke u ushqyer mjaftueshëm dhe në mënyrën e duhur.

Ju jeni të lodhur gjatë gjithë kohës: Lodhja gjatë gjithë kohës është një shenjë që trupi juaj nuk është duke marrë sasinë e nevojshme të ushqimit që i duhet.

Ju jeni duke harruar gjëra: Deficiti në kalori ka qenë i lidhur me performancën dhe kujtesën e dobësuar kognitive. Nëse e gjen veten duke gabuar çelësat ose duke harruar emrin e kolegut tuaj prej tre vjetësh, mund të ballafaqoheni me një deficit kalorish.

Po ju bien flokët. Ngjyra, cilësia dhe trashësia e flokëve tuaj janë të gjitha në proporcion me shëndetin tuaj. Nuk është çudi që flokët quhen barometrat e shëndetit të njeriut.

Ndjeni shpesh uri: Një tjetër shenjë e dukshme është se stomaku juaj ju “gërryen”. Kufizimi i kalorive mund të shkaktojë uri të kohë pas kobshme.

Jeni duke fituar peshë rreth barkut: Çuditërisht, nëse nuk hani mjaftueshëm mund të bëjë që ju të fitoni peshë. Mungesa e ushqimit shkakton ngritjen e kortizolit, hormoneve të stresit.

Keni gjithmonë të ftohtë: Kequshqyerja afatgjate dhe kufizimi i kalorive ulë temperaturën e trupit.

Keni çrregullim menstrual dhe nuk mund të mbeteni shtatzënë: Para se të filloni të dyshoni për një shtatzëni të mundshme, cikli i vonuar mund të jetë gjithashtu një shenjë e shprehive tuaja të këqija të të ushqyerit.

Jeni gjithmonë nervoz: A keni provuar ndonjëherë të bisedoni me një person të uritur? Keni të drejtë. Ata janë gjithmonë të çuditshëm. Shkenca thotë se ushqimi i pamjaftueshëm mund të shkaktojë shqetësim, nervozizëm dhe ndryshime të përgjithshme të disponimit

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.