Ballina / BOTA / 8 persona vdesin nga moti i ftohtë në SHBA
dimri, bora

8 persona vdesin nga moti i ftohtë në SHBA

Të paktën tetë persona kanë vdekur si pasojë e motit të ftohtë në Shtetet e Bashkuara.

Temperaturat kanë rënë deri në -30 gradë celsius në Çikago, dhe deri në -37 gradë celsius në Dakotën Veriore.

Temperaturat e ftofta pritet të vazhdojnë të prekin më shumë se 250 milionë amerikanë, derisa rreth 90 milionë prej tyre do të përballen me temperatura -17 gradë celsius ose edhe më pak.

Shtetet Viskonsin, Miçigan, Ilionis, Alabama dhe Misisipi kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të motit.

“Ky mot mund të shënojë histori”, ka thënë meteorologu, Ricky Castro nga Shërbimi Kombëtar i Motit.

Qindra shkolla, kolegje dhe universitete janë mbylluar në shtetet që janë prekur nga ky mot.

Temperaturat e ulëta është thënë të jenë shkaktuar nga zhvendosja e vorbullit polar, një rrymë ajri që zakonisht rrotullohet rreth stratosferës mbi Polin e Veriut.

Ajo rrymë është tani është ndërprerë, çka ka shtyrë të ftohtit drejt jugut.

Provo po ashtu

president, usa, shtepia bardhe, bara obama, george w bush, bill clinton, donald trump

Ish-presidentët marrin edhe buxhet për pushime

Titulli president në Shtetet e Bashkuara vjen me përfitime që mund të quhen edhe luksoze. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.