fbpx

8 gjëra që duhet të dini për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Gratë kanë qenë për një kohë shumë të gjatë në këtë botë, por çfarë është Dita Ndërkombëtare e Gruas? E keni vënë re të shënuar edhe në kalendar, megjithëse nuk na duhen ditë pushimi të përcaktuara në kalendar për të festuar forcën dhe kurajën e grave, sepse ato janë aq të jashtëzakonshme sa duhet të festojnë çdo ditë, por është mirë që ekziston kjo ditë për të vlerësuar punën e tyre dhe për të theksuar barazinë gjinore.

Zhvillimi i grave që nga Dita e parë Ndërkombëtare e Gruas në vitin 1908 deri sot është mbresëlënës. Gjthçka filloi kur 15,000 gra të mrekullueshme marshuan në rrugët e New York-ut atë vit, duke kërkuar më pak orë pune, rrogë më të mirë dhe të drejtën e votës. Sot, jo vetëm që gratë janë duke votuar, por gjithashtu ka pasur zgjedhje për presidenten e parë femër. Edhe pse është dashur një shekull që të arrihet deri këtu, ndryshimi nuk ndodh brenda ditës. Prandaj, për të falenderuar ato 15,000 gra që marshuan atë ditë, merrni pak kohë për të kuptuar se çfarë nënkupton kjo festë me të vërtetë.

Nuk festohej gjithmonë në 8 Mars
Në fillim Dita Ndërkombëtare e Gruas nuk festohej në ditën e 8 Marsit, por në 28 Shkurt. Më vonë, në vitin 1913-1914, gratë në Rusi e festuan Ditën Ndërkombëtare të Gruas të dielën e fundit të Shkurtit. Që atëherë, kjo festë është transferuar në 8 Mars.

Kuptimi i kësaj dite ka evoluar
Filloi si një protestë masive nga gratë që kërkonin kushte më të mira pune, rrogë më të mirë dhe të drejtën e votës. Por, që atëherë, kjo ditë ka evoluar deri në theksimin e progresit të gruas, në betejën e vazhdueshme për barazi gjinore dhe në ditën që shfaq problemet që prekin drejtpërdrejt gratë.

Është një festë zyrtare në mbi 25 vende
Dita ndërkombëtare e gruas njihet në mbi 27 vende, duke përfshirë Kinën, Vietnamin, Ugandën, Afganistanin, Kubën dhe Rusinë.

Filloi si një ditë dhe tani festohet për gjithë muajin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani përdorin të gjithë muajin Mars për të festuar gratë e gjithë historisë. E meritojnë totalisht apo jo?

Hilary Clinton ndihmoi që kjo ditë të rifitonte rëndësinë e saj
Përpara se Clinton të fillonte fushatën e saj presidenciale, ajo nxorri projektin “100 Eomen Initiative: Empowering Women and Girls Through International Exchanges” në vitin 2011, si një mënyrë për të festuar ditën e grave në mbarë botën.

Google i adhuron femrat
Sigurohuni që të kontrolloni faqen kryesore të Google-it në 8 Mars, sepse ka disa vite rresht që i nderon gratë në këtë ditë me një mesazh apo logo të veçantë.

Nuk festohet vetëm nga gratë
Presidenti Obama ishte përgjegjësi i krijimit të muajit Mars si Muaji i Gruas në Histori, duke filluar nga viti 2011. Edhe pse kjo ditë u krijua nga gratë për gratë, nderohet çdo vit nga gjithnjë e më shumë burra të cilët e kutpojnë rëndësinë e barazisë gjinore. Sa më shumë aq më mirë!

Mund të veproni
Ka shumë mënyra se si mund të jeni pjesë e Ditës Ndërkombëtare të Gruas edhe këtë vit. Mund të ndërmerrni veprime dhe të vazhdoni betejën paqësore për të pasur gjithmonë të drejta të barabarta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.