fbpx
universiteti i prishtinës

74 profesorë nuk i plotësuan kriteret për avancim

Nga këta 131 kandidatë 49 kanë aplikuar për titullin profesor asistent, 37 për titullin profesor të asocuar dhe 45 për titullin profesor i rregullt.

Nga 131 kandidatë që kanë aplikuar në konkursin e fundit të Universitetit të Prishtinës për avancim në titujt, profesor asistent, profesor i asocuar dhe profesor i rregullt, 74 nuk i përmbushin kriteret minimale të kërkuara nga Statuti i Universitetit të Prishtinës.

Këtë konstatim e ka dhënë Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), në “analizën e procesit të zgjedhjes së stafit akademik nga konkursi 3/671 2016-2017 në Universitetin e Prishtinës të publikuar të hënën”.

Nga këta 131 kandidatë 49 kanë aplikuar për titullin profesor asistent, 37 për titullin profesor të asocuar dhe 45 për titullin profesor i rregullt.

“57 janë vlerësuar pozitivisht duke arritur përmbushjen e kriterit minimal prej një, tre ose pesë punimesh, respektivisht për secilin titull akademik. Për secilin nga 74 kandidatët ORCA i ka dërguar raport të detajuar rreth gjendjes së publikimeve shkencore të tyre Senatit të UP-së. Nga 74 kandidatë të cilësuar si të papërshtatshëm për zgjedhje në titullin përkatës nga ORCA dhe të raportuar në Senat, 70 prej tyre nuk janë zgjedhur”, thekson ORCA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!