Ballina / Reçeta / 7 sekretet për të bërë petulla amerikane

7 sekretet për të bërë petulla amerikane

Petullat apo palëpetat amerikane janë një nga ushqimet e para që ju i mësoni se si ti përgatitni, pas ushqimeve të shpejta si tostet dhe sanduiçet. Por, ndonjëherë mund të jetë e vështirë përgatitja: sa herë ju ka dështuar hedhja e parë e petullës në ngrohje? Apo sa petulla ju kanë shkuar në dëm duke i djegur ato?

Marie Grimm, inovatore e kuzhinës i ka të njohura sfidat për petullat amerikane dhe jep këshilla si të përgatitni në mënyrë sa më të mirë dhe të përkryer.

1. Mos i gatuani shumë.
Përzierja e tepërt e masës apo rrahja e brumit së petullave është një nga gabimet më të mëdha që njerëzit bëjnë, thotë Grimm. Askush nuk dëshiron të kafshojë një grumbull miell apo gunga të pa përziera mirë, por mjafton të bëni masën homogjene.
2. Ftohni përbërësit.

Kjo këshillë është në kundërshtim me çdo gjë që keni dëgjuar për pjekjen, dhe ky është dallimi kryesor mes bërjes së petullave dhe një torte me shtresa: përbërësit e lëngshëm duhet të jenë të ftohtë.

Vaji i ngrohtë (apo me temperaturë të dhomës), uji, qumështi dhe vezët mund të ngrohin glutenin në miell, duke hedhur reaksionet kimike që i bëjnë petullat elastike para kohe, shpjegon Grimm. Herën tjetër kur filloni të bëni mëngjesin, dërgoni përbërësit në frigorifer deri sa të keni nevojë për ti marr ato.

3. Largoni vajin.

Grimm nuk rekomandon gjalpin ose vajin në tigan, sepse këto mund të prishin shijen e petullave duke e bërë më të rëndë. Nëse keni nevojë për pak vaj që mos t’ju ngjiten petullat në tigan, Grimm sugjeron ta lyeni tiganin me një leckë apo faculetë me pak vaj. Në këtë mënyrë, ju nuk përdorni shumë vaj por edhe petullat do të rrokullisen lehtë.

4. Sigurohuni që tigani të ngrohet në temperaturë të lartë.

Petullat duhet të gatuhen në nxehtësi të madhe, andaj sigurohuni që tigani të ngrohet në nxehtësi të madhe. Lëreni tiganin të ngrohet mirë para se të hidhni masën për petullat.

5. Mos shikoni vetëm fluskat e krijuara.

Secili ju tregon se nëse shihni fluska të ngritura tek petullat, është koha ideale për ta rrotulluar atë. Vëreni edhe skajet e petullës që fillojnë të mblidhen nga pjekja, sa të arrini ti vëreni këto dy gjëra, petullat janë të gatshme për tu rrokullisur.

6. Përdorimi i përzierjeve të ndryshme

Përzierjet mund ti japin shije më të mirë petullave, por para se të hidhni ndonjë gjë në masën e krijuar, vëreni se a është i lëngshëm apo i trashë brumi i krijuar. Për shembull, nëse shtojmë banane dhe nutella, kjo mund ta bëjë masën më të trashë për rrokullisje, thekson Grimm.

7. Mos prisni t’ju shërbeni të gjithëve.

Një trik i përgatitjes së mëngjesit është të bëni të gjitha petullat paraprakisht dhe ti ruani në furrë 200 gradë për të qëndruar të ngrohtë, kështuqë mund ti shërbeni të gjithë në të njejtën kohë. Por mos i leni që të qëndrojnë edhe aq gjatë sepse sa më shumë që të rrijnë, ato sforcohen dhe bëhen më të forta për tu ngrënë.

Bëni petullat më të vogla, që të zënë vend më mirë në tiganisje, dhe kësisoj do ti shërbeni në të njetjën kohë për të gjithë./f

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.