60 milionë euro për Dijk

Klubi anglez, Chelsea është i vendosur për ta blerë mbrojtësin e Southamptonit, Virgil van Dijk.

Mediat angleze shkruajnë se Van Dijk është objektivi kryesor i Bluve të Londrës në tregun e këtij muaji.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte prej kohësh është duke e vëzhguar mbrojtësin e Southamptonit, i cili është duke bërë një sezon mjaft të mirë.

Raportohet se Chelsea tashmë ka dërguar ofertën tek Southamptoni në vlerë 60 milionë euro për Dijk, i cili kërkohet edhe nga Manchester City.

Tekniku italian është i bindur se gjatë këtij muaji do ta blejë Dijk, i cili do të forconte edhe më shumë repartin e mbrojtjes se londinezëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.