Ballina / KOSOVA / 6 partnerët të zgjidhin mosmarrëveshjet e të përmbushin kriteret
Mogherini, Hahn
Pamje nga lansimi i Strategjisë së BE-së për Zgjerim me 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor

6 partnerët të zgjidhin mosmarrëveshjet e të përmbushin kriteret

Në Bruksel sot u prezentua strategjia e BE-së për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, ku disa herë u nënvizua fakti se fjala është për strategjinë që ka të bëjë me 6 partnerët e Ballkanit.

Kjo nënkupton se për herë të parë në mesin e partnerëve që pritet të anëtarësohen në BE, krahas Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë, Bosnjë e Hercegovinës, ndodhet edhe Kosova.

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë për politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian,  tha se gjeografikisht Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe se vendet e tij ndajnë të njëjtën histori si familja e madhe evropiane .

Ajo shtoi se Strategjia ka të bëjë me ndarjen e përbashkët edhe të  së ardhmes së BE-së dhe të 6 partnerëve të Ballkanit.

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian ka përmendur fushat me interes për integrimin e vendeve të Ballkanit në BE dhe ka veçuar Shqipërinë e Malin e Zi si vende që tashmë kanë harmonizuar dhe po zbatojnë 100 për qind politikat e jashtme dhe ato të sigurisë.

Çka tha tjetër Mogherini? 

“Vendet e Ballkanit Perëndimorë janë pjesë e Evropës gjeografikisht, ato ndajnë të njëjtën histori me vendet anëtare të BE, ndajnë trashëgiminë kulturore, sfidat dhe kanë interesa të përbashkëta” ka filluar fjalimin e saj Mogherini.

Sot ky është mesazhi jonë, që ne do të ndajmë një të ardhme të përbashkët brenda BE -së. Shqipëria dhe Mali i Zi kanë harmonizuar dhe po zbatojnë  100% politikat e jashtme dhe ato të sigurisë , si të BE -së, theksoi ajo.

Mund të vazhdojë me shembuj, dhe jo probleme që duhet të evitojmë, por edhe me shembuj shansesh që mund të eksplorojmë e të arrijmë maksimumin, por kjo bëhet vetëm nëse jemi bashkë ka nënvizuar Mogherini.

“Kjo strategji jep një prespektivë të qartë për integrimin e të 6 partnerëve të Ballkanit në BE”. (Mogherini)

Është e qartë se janë reforma të veçanta që qytetarët të gëzojnë të drejta të njëjta me qytetarët e BE. Kemi parë dhe shohim reforma që vijojnë në rajon, të karakterizuara nga një vendosmëri e fortë e qytetarëve dhe e liderët të Ballkanit, potencoi shefja e diplomacisë evropiane.

Ata kanë bërë zgjidhje të qartë dhe janë përcaktuar të çojnë vendin në BE. Natyrisht , gjithkush në ritmin dhe kohën e vet, dikush më shpejt e dikush më ngadale, por drejtimi i partnerëve nga Ballkani është i qartë, iu drejtua mediave Mogherini.

Të gjithë ata duan të hyjnë në BE, theksoi mes tjerash ajo.

Mogherini: Viti 2025 nuk është afat, është orientim kogor për t’i përmbushur kriteret

Sipas saj viti 2025 nuk është afat, por është orientim kohorë brenda të cilit shtetet e Ballkanit duhet t’i përmbushin kriteret për anëtarësim.

“Orientimi kohor është realist, si për ata që kanë filluar bisedimet për anëtarësim, po ashtu edhe për ata që negociatat e tilla nuk i kanë filluar ende. Unë personalisht shpresoj që edhe të tjerët të fillojnë negociatat në muajt që do të vijnë”, theksoi Mogherini.

Vlerësimi se sa kush i përmbushi kriteret do të bëhet individualisht, ka deklaruar mes tjerash Mogherini.

Anëtarësimi do të bëhet mbështetur në meritologjinë, pra në vartësi se kush dhe kur përmbushë kriteret për anëtarësim.

Ajo përmendi se Komisioni Evropian do të dalë me raporte individuale të progresit për shtetet e Ballkanit në muajin prill.

Në Maj ndërkaq në Sofje të Bullgarisë do të mbahet Samiti i BE për Ballkanin, kurse në Qershor do të mbahet Këshilli i BE-së, ku njëshat e shteteve anëtare të BE-së do të marrin vendimet përkatëse.

6 nismat dhe fushat ku do të fokusohen reformat

Sot, Komisioni Evropian ka përcaktuar gjashtë nisma kyçe që synojnë fusha specifike të interesit të përbashkët: sundimi i ligjit, siguria dhe migrimi, zhvillimi socio-ekonomik, transporti dhe lidhja energjetike, agjenda digjitale, pajtimi dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Veprimet konkrete në këto fusha parashihen në periudhën 2018-2020.

Mogherini përmendi edhe elementin e synimit të uljes së kostos së rumingut të telefonisë mobile për banorët e partnerëve në Ballkanin Perëndimorë.

Ajo poashtu përmendi nevojën për pajtim dhe marrëdhënje të mira fqinjësore ndërmjet vendeve.

“BE-ja në të ardhmen potencialisht do të ketë anëtarë të rinjë, dhe për këte ka gatishmëri e përkushtim. Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë intenziv në kuptim të reformave. Pra , duhet të angazhohemi së bashku që kjo të ndodhë”, tha ajo.

Sjellne Ballkanin perëndimorë në BE, jo në kohë të largëta, por bëni që kjo të ndodhë tani, në kohën e gjeneratave tona”, ka përfunduar Mogherini.

Komisioneri Hahn inkurajon vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi

Ndërkaq Komisioneri për negociata i BE-së, Johannes Hahn, ka elaboruar pritshmëritë e BE-së dhe reformat që duhet t’i përmbushin vendet e Ballkanit.

” Të kuptohemi Strategjia që e lansuam sot nuk është thirrje drejtuar shteteve të Ballkanit që të tërhiqen nga marrëveshjet e kriteret që janë përcaktuar më heret”, tha Hahn dhe shtoi se “është e qartë se të gjitha kriteret duhet të përmbushen”.

“Duhet të thuhet qartë se Bashkimi Evropian nuk do të anëtarsojë kurr vende që nuk i kanë zgjidhur problemet bilaterale, konfliktet, apo quani si të dëshironi”, ka nënvizuar Hahn.

Ai ka ftuar Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë dialogun dhe të gjejnë zgjidhjen për tejkalimin e mosmarrëveshjeve, me qëllim që të mund të anëtarësohen në BE. i

LEXO edhe : Strategjia në anglisht

Këto janë 4 fazat kryesore të procesit të anëtarësimit në BE: 

  1. Strategjia e re që mbulon Ballkanin Perëndimor, e miratuar nga Komisioni më 6 shkurt 2018, parashikon një përmirësim të konsiderueshëm të përkrahjes së BE-së.

2. Kur një vend përmbush kriteret themelore politike, ekonomike dhe të reformës, ai mund të bëhet kandidat zyrtar për anëtarësim.

3. Kandidati pastaj vazhdon me negociatat formale të anëtarësimit. Këto mbulojnë 35 kapituj, në të gjitha fushat e politikave, për t’u siguruar se kandidatët janë plotësisht të përgatitur për t’u bërë anëtarë.

Gjithçka shoqërohet me fokusim të fortë në reformat në fusha themelore si sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe reformat në administratën publike dhe në ekonomi.

Për vendet e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë thelbësore për përparimin në shtigjet e tyre përkatëse evropiane.

4. Kur negociatat dhe reformat shoqëruese të plotësohen në mënyrë të kënaqshme për të dyja palët, finalizohet dhe ratifikohet një Traktat i Anëtarësimit dhe vendi bëhet pjesë e BE-së.

 KOSTOJA e bashkëpunimit në shifra

BE-ja veçse është donatori dhe investitori më i rëndësishëm në rajon si dhe partner politik i Ballkanit Perëndimor.  BE është gjithashtu partneri më i madh tregtar i Ballkanit Perëndimor me gjithsej vëllim vjetor tregtar prej 43 miliardë euro (2016).

Vetëm për vitin 2018 janë paraparë 1.07 miliardë euro të asistencës së para-anëtarësimit për Ballkanin Perëndimor, që i shtohen gati 9 miliardë eurove në periudhën 2007-2017.

Lexo këtu:

Çka përmban dokumenti i Strategjisë kredibile për zgjerim 

Cila ishte pyetja e parë e gazetarëve dhe çka tha Mogherini për Kosovën e Serbinë

Si e cilësoi Kryeparlamentari Strategjinë për zgjerim? 

@InfoGLOBI

Provo po ashtu

varferia, romet

Varfëria në botë, ku renditet Kosova

Edhe gati 3 dekada pas kalimit në ekonominë e tregut, shqiptarët, që jetojnë në një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.