6 kërkesat e “Maraklive t’kerreve” që iu dorëzuan BQK-së

Në Bankën Qendrore të Kosovës sot grupi “Marakli t’kerreve” ka dorëzuar një kërkesë gjashtëpikshe lidhur me kundërshtimin e tyre për ngritjen e çmimit të sigurimit të veturave.

Në emër të këtij komuniteti, Agan Hajdarhoxha, ka dorëzuar kërkesën në BQK, kur në pikën e parë kërkohet që të pezullohet vendimi i menjëhershëm ose i përkohshëm për ngritjen e çmimit prej 26.6 përqind.

Kërkesat janë si më poshtë:

1. Pezullimi i menjëhershëm, ose i përkohshëm i vendimit për rritje prej 26.6 për qind

2. Shqyrtimi i vendimit të ri së bashku me ne, si përfaqësues të qytetarëve, por edhe me pjesëmarrjen e akterëve tjerë të përfshirë në këtë çështje.

3. Zhvillimi i një ankete/hulumtimi me qytetarë në lidhje me çmimin e sigurimeve (anketa/hulumtimi të bëhet bashkë me ne, pra, grupi ynë “Marakli t’kerreve” të jetë i përfshirë në këtë projekt.

4. Grupi ynë të jetë i pranishëm në diskutimet mes BQK-së dhe Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.

5. Marrëveshja e re të bëhet duke pas, në plan të parë, interesin e qytetarëve e jo të kompanive të sigurimit.

6. Vendimi i ri të merret në mënyrë transparente, duke informuar paraprakisht qytetarët, mediet dhe neve si grup/organizatorë të protestës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.