Prishtina
Prishtina

6 asambleistë bojkotojnë himnin e Kosovës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes, ka bërë betimin e tij për ta drejtuar për herë të dytë me radhë kryeqytetin e Kosovës. U mbajtë edhe seanca inauguruese e Asamblesë komunale, mirëpo 6 anëtarë të Vetëvendosjes nuk respektuan flamurin e Kosovës.

 

Shefki Gashi i Lidhjes Demokratike, si anëtari më i vjetër nga asambleistët e Prishtinës ka lexuar betimin në emër të 51 asamblistëve, gjë që ua pasua edhe me betimin e të parit të kryeqytetit,  Shpend Ahmeti.

17 asambleistët e Vetëvendosjes në sall janë futur me flamuj kombëtarë. 6 asamblistë të kësaj partie hynë në sallë vetëm pas përfundimit të himnit shtetëror të Kosovës.

@infoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.