Ballina / PSIKOLOGJI / 6 arsye pse njerëzit inteligjentë nuk mund ta gjejnë lumturinë

6 arsye pse njerëzit inteligjentë nuk mund ta gjejnë lumturinë

Nëse je një qenie njerëzore, ju jeni vazhdimisht në kërkim të arsyeve për ta mbajtur veten të lumtur.

Është një ndjenjë vështirë për tu matur dhe njësoj e vështirë edhe për t’u definuar.

Për disa, kjo mund të jetë prania e një partneri besnik, të dashur dhe të kujdesshëm; ndërsa për të tjerët, mund të jetë një karrierë të suksesshme.

Ernest Heminguej e përshkruan lumturinë si:

“Lumturia tek njerëzit inteligjentë është gjëja më e rrallë që kam parë”.

Aftësia për të kuptuar dhe dekoduar kompleksitetin e jetës vjen me një çmim. Më poshtë keni disa arsye pse njerëzit inteligjentë kanë vështirësi në gjetjen e lumturisë.

Mbi-analizimi është një natyrë e zakonshme për njerëzit e mençur.

Për t’i thjeshtuar gjërat; sa më inteligjent të jesh, aq më analitik je. Sa më shumë që truri fillon të analizojë, aq më shumë kohë do të harxhoni në gjetjen e të metave në gjithçka.

Ata kanë pritshmëri të mëdha në jetë dhe bëjnë përpjekje të krahasojnë gjithçka me standardet e tyre të larta

Njerëzit inteligjentë janë plotësisht të vetëdijshëm dhe të sigurt për atë që ata duan në jetë. Ata kanë pritshmëri; qoftë ajo një marrëdhënie, karrierë apo ndonjë gjë që ka rëndësi në jetë. Ata presin nga secili të kenë cilësitë e njëjta sikurse ata, shkruan arbresh.info.

Ata janë jashtëzakonisht kritikë ndaj vetes

Një nga përbërësit kryesorë të palumturisë në mesin e njerëzve inteligjentë është fakti se ata janë shumë kritikë me veten e tyre.

Nuk janë asnjëherë të kënaqur dhe gjithnjë në kërkim të qëllimit më të madh në jetë

Njerëzit inteligjentë kanë edhe IQ më të lartë, gjë që u jep atyre fuqinë për të zgjeruar mendimet e tyre edhe më tej. Ata mendojnë që jeta e zakonshme është e mërzitshme dhe janë në kërkim të jashtëzakonshmes; që ekziston vetëm në universin paralel.

Ata i duan bisedat kuptimplota, por kanë vështirësi në gjetjen e personit që i vlerëson ata

Personat inteligjentë nuk mund të gjejnë lehtë dikë që i kupton apo mendon nga perspektiva e tyre. Ata ndihen të keqkuptuar, të vetmuar dhe më pak të vlerësuar pasi që askush nuk është në gjendje të mendojë apo analizojë në mënyrë të thellë sikurse ata.

Ata kanë prirje për probleme psikologjike

Çdo gjë vjen me një çmim dhe kështu është edhe me mendje inteligjente. Studimet dëshmojnë që ka një lidhje mes mendjeve inteligjente dhe çrregullimeve psikiatrike të tilla si çrregullimi bipolar dhe ankthi social. Gjithashtu ata janë të prirë të vuajnë nga depresioni, që është produkt i mbi-mendimit

Check Also

Revista Neurology : Kështu mund ta përmirësoni kujtesën

Oscar Wilde kishte thënë, “Memoria është ditari të cilin e mbajmë gjithmonë me vete”. Por, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *