Ballina / KOSOVA / 55 minuta: A do të dështojë për herë katërt anëtarësimi në INTERPOL
interpoli

55 minuta: A do të dështojë për herë katërt anëtarësimi në INTERPOL

Sfida e Interpolit dhe tentimi i 4 i Kosovës për tu anëtarësuar në policinë globale, ishte tema e cila u zhvillua sot në kuader të magazinës informative “55 Minuta”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, Mentor Tahiri, tha se nga viti i kaluar” kemi mësuar shumë dhe tani gabimet do t’i përmirësojmë me bashkëpunime ndërministrore”.

Ndërsa këshilltari i ministrit të punëve të jashtme, Fatmir Haxholli deklaroi se për të pasur sukses duhet të mesohemi që të mos I shohim proceset në faza të shkurtëra pasi Kosova nuk do të ndalet.

“Ne do të provojmë të thejmë barrierat që na dalin krahas disponimit të krerëve globalë, pasi nuk varet gjithcka nga Kosova” shtoi Haxholli.

Analisti, Blerim Burjani, është shprehur skeptik se Kosova ka bërë ndonjë përgatitje paraprake në këtë punë, përpos punës administrative për anëtarsim në Interpol.

“Është shumë e rëndësishme që Kosova të bëjë përgatitjet paraprake. Nuk po duket se ka pasur progres në këtë drejtim deri tash. Nëse sërish do të ketë dështim nuk e di si do të jetë përgjigja e institucioneve tona”, ka thënë Bujrani për Magazinën 55 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.