fbpx
ndertimtari

500 punëtorë të “Ramiz Sadikut” nuk u kompensuan nga AKM

Përfaqësuesi i ndërmarrjes shoqërore “Ramiz Sadiku”, Maliq Demiri ka akuzuar AKP-në se ka bërë diskriminime në ndarjen e 20 përqindëshin pas privatizimit të kësaj ndërmarrjeje.

Ai para Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë tha se afër 500 punëtorë kanë mbetur pa u kompensuar nga AKM.

“Ne shohim se jemi diskriminuar, nuk kanë punua në aspektin e duhur që duhet të punohet. Pasi janë disa firma që janë privatizua i kanë përfshirë të gjithë, emër mbiemër dhe e kanë marrë 20 përqindëshin, a tek ne janë bërë diskriminime të hatashme. Krejt Kosova e dinë çfarë privatizimi është bërë në ‘Ramiz Sadiku’, një dallim prej tjerave firmave…afërt 500 i kemi të cilët nuk janë kompensuar”, tha ai.

E deputeti nga LVV-së në këtë komision, Hekuran Murati pyeti se është bërë një diferencim i tillë.

“Është bërë ky diferencimi mes atyre që kanë dalë në pension dhe atyre që kanë qenë para moshës së pensionimit. Tash kur është bërë kjo lista, ju e thatë se kanë qenë mbi 2000 punëtorë, fillimisht a është bërë lista prej 530 veta, pse është bërë kjo listë, e jo më shumë”, pyeti ai.

Ndërsa, Demiri tha se nuk ka informacion për një gjë tillë, por të njëjtin të hollat e 20 përqindëshin i kanë marrë pa asnjë proces gjyqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.