Ballina / Kulturë / 50 vjetori i filmit “A Space Odyssey”
A Space Odyssey

50 vjetori i filmit “A Space Odyssey”

Kanë kaluar 50 vjet më parë kur filmi epik fantastiko-shkencor 2001: Një Odise e Hapësirës nga skenaristi Arthur C. Clarke dhe regjisori Stanley Kubrick, u hap në kinematë amerikane duke marrë vlerësime të përziera.

Filmi pothuajse tre orë i gjatë ishte shumë i thellë dhe i ngadaltë për t’u vlerësuar nga publiku i gjerë në vitin 1968. Sot, gjysmë shekulli më vonë, filmi është një nga 100 filmat më të mëdhenj të Institutit Amerikan të Filmit të të gjitha kohërave. Korrespondentja Penelope Poulou e Zërit të Amerikës na njeh me tërheqjen e Odisesë së Hapësirës dhe rëndësinë e tij 50 vjet që nga krijimi.

Muzika e Valsit të Danubit Blu nga Johann Strauss i përputhet imazheve të qarta dhe që lëvizin ngadalë në hapësirë, të krijuara nga Kubrick: një spektakël mahnitës në ekranet e mëdha të lakuara të kinemave në vitin 1968.

Shumë njerëz i përshkruajnë efektet vizuale të filmit si ‘hipnozë’, duke përforcuar mesazhin e filmit “2001: Odiseja e Hapësirës”, se përparimi intelektual i njerëzimit u ndihmua nga inteligjenca e jashtëtokësorëve. Kubrick u largua nga imazhet stereotipe të jashtëtokësorëve.

Në vend të tyre, prania e jashtëtokësorëve shfaqet papritmas, përmes një monoliti të zi që transmeton sinjale që mësojnë majmunët antropomorfë se si të përdorin mjete për gjueti dhe mbijetesë. Miliona vjet më vonë, në botën e teknologjisë së lartë të vitit 2001, të imagjinuar nga Kubrick, jashtëtokësorët iu afruan sërish monolitit. Këtë herë, drejtkëndëshi i lëmuar stimulon njerëzit drejt një udhëtimi eksplorues në Jupiter.

“Ata shkojnë në Jupiter dhe aty ndodh transformimi.”

Douglas Trumbull ishte mbikqyrësi i efekteve fotografike në xhirimet e filmit. Gjatë realizimit katërvjeçar të filmit, ai ndihmoi Kubrick-in të krijonte teknika të reja filmimi që tregonin Dave Bowmanin, i vetmi astronaut i mbijetuar i anijes Spacecraft Discovery 1, duke bërë kontakt me jashtëtokësorët përmes një porte hynore dhe përfundimisht duke u zhvilluar në një entitet jo-trupor.

“Ishte ajo ideja që mund të fotografoje dhe të hapje lenten e kameras për një periudhë të gjatë kohore, disa sekonda, dhe të lëvizje dritat, t’i hapje dhe t’i mbyllje ato në modele që të krijonin rryma të dritave tre-dimensionale për portën hynore”.

Trumbull krahason inovacionin teknik të Kubrick-ut, që përdor struktura të rrotullueshme të lehta dhe filmimin në 360 gradë, me realizimin e realitetit virtual në kohën e sotme.

“Shumë njerëz duan të kenë realitetin e tyre virtual, duan të shkojnë në një dimension tjetër, duan të kenë një përvojë që tejkalon realitetin e tyre të përditshëm. Kjo është ajo që mendoj se premton realiteti virtual.”

Po aq e rëndësishme për teknologjinë e filmit është intriga që përfshin marrëdhënien antagoniste midis njeriut dhe inteligjencës artificiale. Hal, kompjuteri qendror i anijes dhe astronauti Bowman përleshen për të marrë kontrollin e anijes.

Bowman fiton dhe bën kontakt me jashtëtokësorët. Skena e fundit zhvillohet në një dhomë hoteli, që jashtëtokësorët e krijojnë nga kujtesa e tij. Në shtrat, Bowman, një njeri shumë i vjetër, po vdes para se të transformohet në një yll transparent.

Për të festuar 50-të vjetorin e filmit, artisti Simon Birch rikrijoi skenën e dhomës së hotelit në Muzeun e Hapësirës në Uashington DC. Kuratori i shfaqjes Martin Collins shpjegon forcën e filmit.

“Filmi nuk kërkonte të jepte përgjigje specifike për pyetjet e mëdha. Cilat do të ishin frytet e eksplorimit të hapësirës, cili do të ishte kuptimi i mundshëm në kontaktin me jashtëtokësorët, cilat do të ishin transformimet që mund t’i ndodhin njerëzimit pasi të ndërmarr eksplorime jashtë planetit? Pra, të gjitha këto pyetje të mëdha janë nënkuptuar këtu në këtë dhomë. Shpresojmë që vizitorët të rrijnë pak dhe të mendojnë përse është këtu kjo dhomë dhe të mendojë për këtë grup më të madh pyetjesh që Kubrick dhe Clark paraqitën në filmin 2001 ((A Space Odyssey)).”

@Fluidi

Provo po ashtu

piramidat

Zbulohet varri i vajzës së Faraonit në Egjipt

Dhoma e varrit 3700 vjeçare e vajzës së Faraonit besohet të jetë gjetur pranë të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.