Ballina / SHOWBIZ / 50 sekrete për aktoren Marilyn Monroe

50 sekrete për aktoren Marilyn Monroe

Marylin Monroe, ylli më i famshëm i botës kishte marrë overdozë ilaçesh qetësuese, në moshën 36-vjeçare.

Që atëherë, zërat dhe teoritë në lidhje me atë çka ka ndodhur para dhe pas vdekjes se saj, nuk janë larguar asnjëherë: ishte vetëvrasje apo aksident? Apo e kanë vrarë?

Ajo u gjet e vdekur në shtratin e saj më 5 gusht të 1962, pranë një tavolinë të mbushur me shishe ilaçes. Autopsia doli në përfundimin se vdekja e saj ishte me shumë probabilitet vetëvrasje

Misteri që ka shkaktuar legjenda e saj, si dhe 30 filmat që ajo ka bërë në 15-vitet e karrierës së saj, apo burrat e famshëm me të cilët është martuar, Joe DiMaggio dhe dramaturgu Arthur Miller, apo lidhja e saj me John dhe Robert Kennedy.

Vdekja e Marilyn Monroe u shfaq në faqet e para të të gjitha revistave dhe gazetave. Ka qenë dhe një person tjetër në shtëpi atë mëngjes, një figurë misterioze në shumë prej biografive të Monroe: menaxherja e biznesit, Inez Melson, një grua, e cila ishte rekomanduar nga Joe DiMaggio.

Marilyn Monroe lindi më 1 qershor 1926 në Los Angeles. Vdekja e parakohshme i dha një fund edhe karrierës së saj.

Këto janë 50 fakte nga jeta e modeles së famshme Marylin Monroe.

1- Marilyn Monroe, emri në art i Norma Jeane Baker. Ajo ka lindur në Los Angeles, 1 qershor 1926 dhe vdiq në Los Angeles, 5 gusht 1962.

2- Marilyn Monro ishte një vajzë më flokë të zinj, por për t’u bërë më e bukur kthehet në bionde. Një bionde aq shumë e dëshiruar dhe e kërkuar nga të gjithë.

3- Filmi si saj i parë titullohet “The Shocking Miss Pilgrim” i realizuar në vitin 1947.

4- Mes sexappeal-it dhe mjeshtërisë së aktrimit

“Arsyet për suksesin e jashtëzakonshëm të Monroe-së kanë të bëjnë në radhë të parë me trupin e saj”, shkruan Barbara Sichtermann në librin e saj të ri: “Pothuajse s’ka asnjë hir femëror, që nuk e posedonte ajo.” E për këtë arsye shpesh aftësia e saj si aktore spostohej në sfond: “Sexappeal-i dha fama e saj (…) e kanë shkëputur vëmendjen nga puna e saj artistike.”

5- Autenticitet

Autorja në librin e saj ka përmbledhur zëra të ndryshëm, që kanë vlerësuar fenomenin MM. Bashkëshorti i fundit i Monroe-së, dramaturgu Arthur Miller, ishte i konfuzionuar: “Unë nuk e kam kuptuar, se si Marilyn u bë një simbol i autenticitetit. Ndoshta kjo kish të bënte me faktin, se prej shikimit të saj burrat tradhëtonin dhe gratë indinjoheshin nga smira…”

6- Seks & shpirt

“Unë isha i martuar, dhe Marilyn s’guxonte të nxirrte koka nga dera pa u fotografuar menjëherë, e kësisoj ne kalonim shumë kohë vetëm të dy”, kujton Miller: “Gjatë kësaj kohe ne bisedonim gjatë, sikur të mund të lëviznim të shpenguar në mesin e shpërqendrimit.” (në fotografi çifti bashkë me Sir Laurence Olivier dhe Vivien Leigh)

7- Moral

“Një moral më i lirë dhe më i drejtë publik do t’ia kishte lehtësuar asaj pranimin e vetvehtes”, shkruan Barbara Sichtermann në librin e saj mbi dilemën që kish mbërthyer Monroe-në: “Ka shumë të vërteta në tezën, se ajo ishte ikona më e bukur e seksit në vitet 50-të dhe njëkohësisht viktimë e një hipokrizie akute të asaj kohe.”

8- Karizëm

Shkrimtari Truman Capote ishte mik i artistes. Ai shkruan: “Ajo ka prezencë, një rrezatim të brendshëm, një inteligjencë që ndriçon papritur, që asnjëherë nuk u bënë të dukshme në skenë. Të gjitha këto janë aq delikate dhe të brishta, sa vetëm një kamera është në gjendje, t’i fiksojë çaste të tilla.”

9- Pushtet & influencë

Shumë vonë ajo mundi të çlirohet nga zinxhirët e Hollywood-it: “Monroe, që për shumë kohë u përqesh nga kineastët, arriti t’i gjunjëzojë shoqëritë e produksioneve! Projekti i filmit, skenari dhe regjisori duhej të miratoheshin prej saj. (…) Pse? Sepse fabrika e ëndrrave deri në atë kohë nuk ia kishte dalë të fabrikonte një bjonde të re, që do të mund të zinte vendin e saj.” (Joyce Carol Oates)

10- Veshjet e Marylin Monroe përfshinin të gjitha koloritet. Por ngjyrat e saj të preferuara ishin e kuqja, e bardha, e zeza dhe bezha.

11- Aktorët e preferuar të sa ishin: Clark Gable, Charlie Chaplin, Charles Laughton, Will Rogers, Cary Grant, John Barrymore, Tyrone Power and Richard Widmark. Ndërsa aktoret dhe artistët e preferuar të saj ishin Greta Garbo, Jean Harlow, Ginger Rogers, Marie Dressler and Olivia DeHavilland, Goya, Picasso, El Greco, Michelangelo and Botticelli.

12- Ajo pati fëmijëri jo të lumtur

Marilyn kishte vuajtur shumë gjatë fëmijërisë për shkak të varfërisë dhe ngacmimit seksual. Nëna e saj kishte qëndruar shumë kohë në spital psikiatrik, ndërsa Monroe e vetmuar ishte dërguar në jetimore.

13- Ndër këngëtarët e saj të preferuar, Marlyn Monroe veçonte Frank Sinatrën, ndërsa si këngëtare femër të preferuar kishte Ella Fitzgerald. Marlyne Monroe kishte edhe autorët e saj të preferuar, ku do të veçonte Fyodor Dostoyevsky, J.D. Salinger, George Bernard Shaw and Thomas Wolfe.

14- Ajo nuk i pëlqente diamantët

“Diamantët janë shoku më i mirë i femrës”, ishte një këngë të cilën e këndonte Monroe, e megjithatë ajo nuk i pëlqente fare ato. Në vend të tyre ajo pëlqente stolitë artificiale dhe margaritarët.

15- Parfumi i preferuar i Merlyn Monroe ishte Chanel No. 5 dhe produktet më të preferuara kozmetike të saj ishin të linjës Nivea.

16- Në vitin 1945 Andre de Dienes punësoi 19-vjeçaren Marlyn Monro si modele të parë. Por vetëm pas 5 javësh Monro udhëtoi drejt Kalifornisë, Nevadës dhe Nju Mekiko. Fotografitë e realizuara në këto udhëtime u publikuan në revistat e të gjithë botës.

17- Marilyn vazhdoi të punonte me Denies deri në vitin 1953. fotografitë e realizuara prej tij janë ende shumë të shikuara nga fansat dhe admiruesit e Marline Monro në të gjithë botën.

18- Në një çast gjatë karrierës së tij si fotograf Harold Lloyd mori disa fotografi të Marilyn Monroe me kostum banje pranë një pishine. Këto foto nuk u publikuan deri pas vdekjes së saj, por që tashmë janë shumë të kërkuara nga fansat e saj.

19- Gorge Barris ishte duke bashkëpunuan me Marilyn Monro për një katalog, kohën kur ajo ndërroi jetë. Ai e kishte fotografuar gjerësisht atë, dhe për disa ato janë fotot e fundit që Marilyn ka bërë deri në çastin që ajo vdiq.

20- Suksesi i Marlyn Monro në Niagara erdhi nga bashkëpunimi në disa role tek “Gentlemen Prefer Blondes” (Zotërinjtë preferojnë biondet) dhe “How to Marry a Millionaire” (Si të martohesh me një milioner).

21- Revista “Photoplay” e votoi Marlyne Monroe në vitin 1953 si Best New Actress, dhe në moshën 27-vjeçare ajo ishte biondja më e dëshiruar e të gjithë Hollywood-it.

22- Fatkeqësisht fama e Marilyn Monro dhe imazhi i saj seksual u bë një temë e cila e vrau martesën e saj me Joe Di Magio. Nëntë muaj më vonë në 27 tetor 1954 Marlyn dhe Joe u divorcuan. Ata u ndanë për “konflikt profesioni” dhe mbetën miq të ngushtë.

23- Në 29 korrik 1956 Marlyn Monro u martua me Arthur Miller çifti u takua në Lee Strasberg dhe miqtë janë shprehur se ajo e “magjepsi” Arthur Miller. Pasi ata u martuan, Arthur shkroi një pjesë të Roslyn Taber në vitn 1961, “The Misfits” (Mospërshtatjet) posaçërisht për Marlyn Monro.

24- Fatkeqësisht martesa e Merlin Monro dhe Arthur Miller mori fund në 20 janar 1961, kështu që filmi “The Misfits” (Mospërshtatjet) u duk sikur t’i përshtatej plotësisht situatës të krijuar mes çiftit.

25- Në vitin 1962 Golden Globe e quajti Merlin Monro si femra më e preferuar në botën e filmave, duke demonstruar edhe njëherë aftësitë e saj joshëse e sensuale.

26- Fatkeqësisht gjatë një kthesë plot ngjarje shokuese, mëngjesin e 5 gushtit 1962, 36-vjeçarja Marilyn Monro vdiq në gjumë në shtëpinë e saj në Brentwood, California.

27-  Fustanet miliona dollarëshe

Fustanet e Monroes kanë çmim marramëndës në ditët e sotme. Fustanin që ajo e kishte veshur në ditëlindjen e John F. Kennedyt, është shitur në vitin 1999 për 1 milionë dollarë. Ndërkaq, fustani i bardhë të cilin e kishte veshur në filmin ‘The Seven Year Itch’, është shitur për 4.6 milionë dollarë në vitin 2011.

28- Në 8 gusht 1962, trupi i Marlyn Monro u mbyll për të pushuar në korridorin e kujtimeve, në parkun Memorial Westwood, në Los Angeles, California.

29- Gjatë karrierës së saj Marilyn Monroe, realizoi 30 filma dhe nuk mund të përfundonte vetëm një, realizimet e të cilit kishin filluar, të titulluar Something’s Got to Give.

30- Marilyn Monro ishte më shumë se një yll i kinematografisë dhe një mbretëreshë e lavdishme. Ajo përshkoi një ndjesi të re të përbotshme në jetën e saj të shkurtër. Popullarititeti i Marilyn Monro-së e çoi atë tej një ylli, në një ikonë.

31- Sot emri “Marlin Monro” është kthyer në sinonim të bukurisë, sensualitetit dhe gjallërisë. Ajo mbetet frymëzim për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe e dëshiruar nga të gjithë. Figura e saj inspiron për të kaluar të gjitha pengesat dhe për të realizuar qëllimet.

32- Overdoza tragjike e vitit 1962…. Dy kabinete që mbajnë shumë prej sekreteve të saj: çelësat e misterit që ishte Marilyn Monroe. Dr. Ralph Greenson, psikiatri i saj, ishte mbase njeriu i parë që mbërriti. Mjeku i saj personal Hyman Engelberg, gjithashtu ishte caktuar në shtëpinë e saj njëkatëshe.

33- Ajo pozoi nudo për 50 dollarë

Monroe u bë e njohur edhe me fotot nudo të saj, të botuara në revistën “Playboy”. A mund të imagjinoni se për këtë foto ajo u pagua vetëm 50 dollarë? Kjo fotografi, që ishte shfrytëzuar edhe për kalendar, më vonë ishte shitur 500 dollarë, ndërsa pronarit të saj i solli miliona dollarë.

34- Ajo ishte inteligjente

Niveli i inteligjencës i Marilyn Monroe ishte më i madh se i Albert Einstein-it. IQ-ja e saj ishte 168 pikë, befasisht më e madhe se e Bill Gates apo Stephen Hawking – që të dy kanë 160 pikë.

35- Ajo e pëlqente leximin

Marilyn nuk kishte ndonjë diplomë akademike, por ajo pëlqente të lexonte. Ajo ishte e etur për dije. Në bibliotekën e saj personale kishte shumë libra të autorëve të njohur si Dostoyevsky, Whitman apo Rodin.

36- Çmimi i suksesit

“Marilyn vinte nga vitet dyzetë dhe pesëdhjetë. Ajo ishte dëshmia, se në psikikën amerikane seksualiteti dhe serioziteti nuk mund të ekzistonin bashkë, madje ato ishin në armiqësi e dy kontradikta përjashtuese mes tyre. Por më në fund Marilyn hapi rrugë dhe sërish asaj iu desh të pozojë nudo në një pishinë, që të mund të xhirohej një film.” (Arthur Miller)

Marilyn Monroe gazes into Alfred Eisenstaedt’s camera, 1953.

37- Marilyn Monroe, ylli më i famshëm i botës kishte marrë overdozë ilaçesh qetësuese, në moshën 36-vjeçare. Që atëherë, zërat dhe teoritë në lidhje me atë çka ka ndodhur para dhe pas vdekjes së saj, nuk janë larguar asnjëherë: ishte vetëvrasje apo aksident? Apo e kanë vrarë?

38- Zyrtarisht, Norma Jean Baker, e cila u gjet e vdekur më 5 gusht 1962 në shtratin e saj, pranë receptorit të ngritur të telefonit, është helmuar me një përzierje alkooli me qetësues, gjë që nuk ishte sekret për askënd kur dihej se ajo abuzonte, duke përzier alkoolin me tableta eksituese. Në vitin 1975 një revistë amerikane guxoi të përmendte se aktorja ishte vrarë dhe se vrasja e saj ishte maskuar si vetëvrasje.

39-Teza e një roli të mafias dhe CIA-s është hedhur disa here radhazi. Lidhja e saj me John Kennedy e më pas me Bob mund të jetë drejtuar nga agjencia sekrete amerikane që dëshironte diskreditimin e dy burrave. Mikrofonë ishin vendosur në garsonierën e aktorit Peter Lawford (që përdorej gjithashtu nga vëllezrit Kennedy që ishin kunetërit e tij).

40- Por fansat e saj vazhdojnë, pas pothuaj një gjysmë shekulli pas vdekjes së saj, të dyshojnë mbi versionin zyrtar. “Mendoj se shumë fansa janë intriguar nga Marylin jo për atë që ajo ishte, por për mënyrën se si vdiq”, është shprehur Jill Adams, kryetar i Shoqatës “Marylin për gjithmonë”, një nga klubet e shumta të admiruesve të aktores.

41- “Ka shumë fakte të çuditshme mbi autopsinë e saj që nuk të lejojnë të flasësh për vetëvrasje”, thotë Leslie Kaperowicz e shoqatës “E pavdekshmja Marylin”, duke e cilësuar si “ikonë e shekullit dhe ajo është pjesë e ndërgjegjes amerikane”.

41- 4.6 milionë dollarë për varrin mbi Marilyn Monro. Varri i vendosur mbi atë të aktores amerikane Marilyn Monro është shitur për hiq më pak se 4.6 milionë dollarë.

42- Varri është shitur nëpërmes faqes së hapur për shitje online eBay në ankandin i cili është hapur më 14 gusht, derisa çmimi fillestar ishte 500.000 dollarë. Varrin e kishte vendosur në shitje gruaja e një personi i cili ishte varrosur.

43- Varrin e kishte vendosur në shitje gruaja e një personi i cili ishte varrosur para 23 vitesh, i cili vendin për varrim në varrezën Westwood Village Memorial Park e kishte blerë në vitin 1954 nga ish bashkëshorti i Monroes, lojtarit të bejsbollit Joe DiMaggio.

44- Një prej ikonave më famëkeqe të historisë moderne, aktorja Marilyn Monroe është një prej atyre fëmijëve që quhen të paligjshëm dhe që ia doli mbanë në jetë, edhe pse nuk jetoi gjatë. Nuk është e qartë se kush ishte babai i vërtetë i aktores, ndërkoha që mamaja e saj u mbyll në një çmendinë.

45- Marilyn, modelja e parë e revistës “Playboy”, është pasuar nga ylli i serisë ‘Baywatch’, Pamela Anderson, ndërsa ylli televiziv Kim Kardashian, është renditur e treta.

46- Legjenda e Hollivudit, Marilyn Monroe ka zënë pozitën e parë në një listë të lepurushave të revistës më të njohur erotike “Playboy”, e përpiluar nga ueb-faqja e figurave të famshme, ‘StarPulse.com’. Merlin, modelja e parë e kësaj reviste, është pasuar nga ylli i serisë ‘Baywatch’, Pamella Anderson, ndërsa ylli televiziv Kim Kardashian, është renditur e treta.

47- Vdekja e parakohshme

“Kam ndjenjën, se ajo nuk do të plaket në këtë profesion. E di, që është absudre, por kështu është. Kam frikë, se ajo do të vdesë e re. Njëkohësisht shpresoj, madje lutem, që ajo së paku të jetojë aq sa, talenti i veçantë, si një shpirt i trazuar i mbyllur në shishe, më në fund të mund të shpërthejë.” Kështu ka shkruar Truman Capote më 1955, shtatë vjet para vdekjes së Marilyn Monroe-së.

48- Dëshironte të bëhej nënë

Monroe ëndërronte të bëhej nënë kur u martua me Arthur Miller. Madje kishte marrë iniciativë për këtë gjë, por fatkeqësisht, kishte abortuar katër herë.

49- Varri me lule

Monroe kishte marrë premtim nga bashkëshorti, Joe DiMaggio, se nëse vdes – ai çdo javë do të sillte lule mbi varrin e saj. Nuk mund të besoni se sa fatlume ishte ajo. Burri i saj e mbajti premtimin dhe për 20 vjet me radhë kishte vendosur lule mbi varrin e saj.

50- Marilyn Monroe, vazhdon të jetë akoma simbol i shkëlqimit hollivudian dhe paraqitja e saj vazhdon të hijeshojë produkte dhe reklama nga më të ndryshmet dhe më fitimprurëset njëkohësisht. Vdekja, jo vetëm e ka përjetësuar imazhin e saj, por i ka sjellë edhe më shumë fitime emrit të saj, të cilat shkojnë në favor të të afërmve të tyre më me fat.

Check Also

Dua Lipa, EMA, MTV

Dua Lipa shpallet Këngëtarja më mirë e re në MTV EMA

Dua Lipa është shpallur ‘Këngëtarja më mirë e re’ në eventin prestigjioz të MTV European …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *