5 të vdekur sot nga COVID-19 në Kosovë, numri i përgjithshëm shkon në 71

Raportohet se pesë persona kanë vdekur sot nga COVID-19 në Kosovë, duke çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 71.

Gjatë ditës së djeshme siç dihet nga koronavirusi kanë vdekur 8 persona.

Policia tashmë ka larguar shiritat me të cilët sot paradite kishte rrethuar Klinikën Infektive. Një numër i kufomave janë larguar dhe janë dërguar për obduksion.

Numri i te prekurve nga koronavirusi po rritet nga dita në ditë. Vetëm gjatë ditë së djeshme në Kosovë janë konfirmuar 178 raste të reja.

Në mesin e të infektuarve ka shumë mantelbardhë.

Pacientët po hospitalizohen edhe në spitale rajonale, në mënyrë që shëndetësia në Prishtinë ku është numri më i madh i rasteve aktive me koronavirus , mos të stërngarkohet.

Deri tash në Kosovë janë prekur me koronavirus 3 mijë e 356 persona, janë shëruar 1 mijë e 874. Në gjithë botën janë prekur mbi 11 milionë me virusin me koronë, janë shëruar 5.9 milionë ndërsa kanë vdekur mbi 520 mijë pacientë. /infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!