Ballina / LIFESTYLE / 5 këshilla si të përballoni të ftohtin

5 këshilla si të përballoni të ftohtin

Në këto ditë të ftohta janari është e rëndësishme të qëndroni ngrohtë. Ja disa këshilla të thjeshta që do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë ndërkohë që temperaturat bien.

Nxirrni streçet nga dollapi.

Nëse jeni si unë e keni ftohtë kudo e kurdo, atëherë duhet të konsideroni idenë që të shtoni shtresat e veshjes. Një palë streçe të holla poshtë xhinseve do t’ju mbajnë vërtet ngrohtë. Ose nëse pëlqeni të vishni thjesht streçe apo geta, sigurohuni që të përdorni ato me material të trashë.

Konsumoni ushqime që të jeni ngrohtë.

Supat e ngrohta ju ndihmojnë që të luftoni gripin, por e dinit që ju mbajnë dhe ngrohtë? Duhet të hani gjëra të shëndetshme e të ngrohta e do të ndiheni më mirë në këtë mot të ftohtë.

Mbajeni kondicionerin në temperaturë konstante.

Për shembull në qoftë se e çoni temperaturën 25 gradë (në vend të 30) kur jashtë ajo është 5 gradë, është më mirë sepse dhe trupi juaj do të mësohet me atë ngrohtësi e nuk do të keni aq shumë ftohtë kur të dilni jashtë.

Përdorni kapuç/beret/kapele.

Mund të duket sikur nuk ju ndihmon aspak por me kalimin e kohës do ta kuptoni që do të ndiheni më ngrohtë se sa kur nuk përdornin asgjë mbi kokë.

Nëse lëvizni me makinë ndizeni atë 10 minuta para se të niseni.

Kjo ndihmon që dhe makina juaj të ngrohet më shpejt e të mund të ndizni kondicionerin pak pasi të hipni. Kështu nuk do dridheni rrugës për në punë.

Ndihmoni të tjerët.

Këtë të ftohtë e ndjejnë dhe miqtë tanë me katër putra kështu që sigurohuni që dhe ata të jenë ngrohtë e të mos kalojnë shumë kohë jashtë gjatë ngricave.

@Fluidi

Provo po ashtu

fillo nga zeroja

5 mënyra për të filluar nga zeroja

Zgjidh rrugën tënde në jetë, lëviz dhe kurrë mos ndalo. Çdokush e nis nga fundi. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.