fbpx

4 të vdekur e 281 raste të reja me COVID19 sot në Kosovë

IKSHPK ka njoftuar për 281 raste të reja me Covid-19, 97 të shëruar.

Gjendja pandemike në Kosovë ka filluar të përkeqësohet përsëri.

Shifra alarmante janë dhënë nga instituti kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

4 persona kanë ndërruar jetë 24 orët e fundit nga Covid-19.

1 rast Spitali i Përgjithshëm, Prizren, një nga Mjekimi Intensiv Qendror, QKUK, 1 rast Spitali i Përgjithshëm, Gjakovë dhe 1 rast nga Klinika Emergjente në QKUK.

E 281 raste të reja janë shënuar me këtë virus, nga 923 mostra të marra në ShSKUK si dhe nga kontaktet në terren.

Më së shumti raste janë shënuar në kryeqytet ku kanë rezultuar 150 persona të prekur.

Më pas më së shumti të prekur ka në Fushë Kosovë, Prizren e Gjilan.

KSHPK ka njoftuar edhe për 97 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Deri më tani numri total I rasteve pozitive\ në Kosovë është 18.626 raste nga 90.040 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 673 raste të vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.