4 shenjat që shquhen për mungesë tolerance

Sipas ekspertëve që merren me shenjat e horoskopit, thuhet se janë pikërisht 4 shenja të cilat janë më pak tolerante dhe gjykojnë më shumë se shenjat e tjera.

Sipas intv.al bëhët fjalë për: dashin, peshqit, binjakët dhe virgjëreshën.

1. Dashi
Njerëzit që i përkasin kësaj shenje janë gjithnjë superiorë ndaj të tjerëve dhe ju shohin të padenjë për vëmendjen e tyre. Në përgjithësi nuk tolerojnë  dhe nuk e mirëkuptojnë dikë që mund të gabojë. Edhe pse janë shenjë që i pëlqen rreziku, kur bëhet fjalë për të tjerët dhe jo veten e tyre paragjykojnë me lehtësi.

2. Binjakët
Binjakët kur mundohen të bëjnë diçka për të tjerët e përjetojnë keq zhgënjimin. Edhe pse njihet si shenjë miqësore, një binjak  e ka të vështirë të justifikojë veprimet e gabuara të njerëzve që i rrethojnë. Sipas intv.al është një ndër shenjat e zodiakut më pak tolerante.

3. Peshqit
Personat e shenjës së peshqëve janë shumë dyshues ndaj gjërave që dëgjojnë nga të tjerët. Ata shpërfillin mënyrën e jetesës së të tjerëve. Gjithashtu janë pesimistë dhe duan të fusin edhe njerëzit pranë tyre në këtë gjendje.

4. Virgjëresha
Intoleranca e një virgjëreshe është e pranishme kudo që ata ndodhen. Edhe kur ata ju duan, do t’ju urrejnë. Sipas intv.al edhe  kur tërhiqen ndaj  jush, sërish nuk do bëjnë ndonjë veprim për t’jua treguar këtë gjë. Njihet si ndër shenjat që i duan gjërat e përsosura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.