Në esencë, të falurit do të thotë lirimi i vetes nga luftërat e brendshme dhe të gjesh paqen tënde.
Ndjenja e zemërimit, padrejtësia, hidhërimi, tradhtia, dhembja e gënjeshtra mund të krijojnë stres serioz dhe probleme shëndetësore. Të falurit në këso situatash ndihmon, por nuk është e realizueshme gjithmonë. Mirëpo, duhet shqyrtuar faljen si mënyrë për qetësi të brendshme personale dhe gjendje më të mirë psiqike.
Secili që mendon se të falurit ka lidhje me të kaluarën – gabon. Po ashtu, nuk ka lidhje me pasojat e disa veprimeve. Në esencë, të falurit do të thotë lirimi i vetes nga luftërat e brendshme dhe të gjesh paqen tënde.
Ka studime të ndryshme mbi ndjenjat e brendshme dhe për atë se si t’ia dilet me to, por sa i përket ndjenjës së faljes, duhet pasur parasysh këto katër këshilla:
Zbuloni ndjenjat negative – hapi i patë i faljes është shikimi sa më objektiv i fajit apo veprës penale, si dhe pasojat e asaj vepre. Gjëja e dytë është se si ai faj ka ndikuar në jetën tuaj, ndjenjat tuaja dhe në perceptimin tuaj të drejtësisë.
Vendimi mbi faljen – ky vendim vjen pas të kuptuarit për atë se sa mund të dhembë kjo. Të falurit vjen si ide mbi ndalimin e dhimbjes së brendshme dhe duhet të jeni të sigurt se jeni i gatshëm për të falur.
Të kuptuarit e personit, i cili ju ka lënduar – të provuarit për ta kuptuar personin, i cili ju ka sjellë dhimbje mund të jetë proces i gjatë. Të kuptuarit e veprimit, motivit e arsyes është shumë me rëndësi për falje, si edhe shikimi i atij personi me sy të tjerë, e jo sio qenie e keqe apo përbindësh.
Zbulimi i ndjenjës së lirisë – kur t’i kuptoni persona “kontestues” si qenie njerëzore të cilat gabojnë – mund të përjetoni empati për ta. Po ashtu, ndarja e përvojave nga përvoja personale mund t’u ndihmojë të tjerëve të vendosin se a duhet t’ia falin dikujt diçka të keqe apo jo. Më e rëndësishme në këtë këshillë është ndjenja personale e lirisë, të cilën e sjell falja.
Personat, të cilët janë lënduar ndoshta ndjejnë nevojën për ballafaqim me personin i cili i ka lënduar. Ballafaqimi nuk është i domosdoshëm, më me rëndësi është se çfarë dëshironi të fitoni apo të arrini nga ai takim.
Shumë personave u nevojitet edhe ndihma profesionale, sidomos nëse kanë përjetuar trauma. Investimi i vetes në falje është vërtet përpjekje e madhe, e cila mund të ketë efekte pozitive të fuqishme. Në fund të fundit, të falurit ju çliron dhe ua jep ndjenjën e madhështisë, prandaj ekziston edhe thënia “vetëm njerëzit e mëdhenj falin”.