fbpx
shkollat
Ilustrim

35 shkolla me mësim online – shkak COVID-i

35 shkolla të Kosovës janë mbyllur si pasojë e Covid-19 deri në datën 16 shtator, e nxënësit e këtyre po vazhdojnë mësimin në versionin online. Por njohësit e arsimit mësimin nga distanca po e vlerësojnë të paefektshëm.

Deri në datën 16 nëntor , shkollat të cilat janë mbyllur për shkak të Covid -19 janë 35 sosh. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thanë se më së shumti shkolla janë mbyllur në Prishtinë, të mësimin po e vazhdojnë sipas skenarit të tretë.

“Numri i shkollave të cilat janë duke organizuar mësimin në skenarin C  sipas komunave është 35. Prishtinë  16 shkolla, Vushtrri  6 shkolla, Lipjan 1 shkollë, Viti  1 shkollë dhe 1 çerdhe publike
Obiliq  2 shkolla, Deçan  2 shkolla, Novo Bërdë 1 shkollë, Skenderaj  1 shkollë, Fushë Kosovë  2 shkolla, Gjakovë  1 shkollë, Drenas  1 shkollë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Por Mirlind Behluli nga Instituti EdGuard tha se mësimi nga distanca nuk është efektiv.

“Nga hulumtimet tona ka dalë që mësimi online nuk ka qenë i efektshëm. Në bazë të hulumtimeve tona në terren, shumica e mësimdhënësve thonë se mësimi me prezencë fizike është më i duhur, andaj shumica prej tyre janë që mësimi të mbahet me prezencë fizike pasi edhe një pjesë e nxënësve nuk po kanë qasje në mësimin nga distanca. Problem shihet edhe mungesa e bashkëpunimit në mes të prindërve, nxënësve dhe mësimdhënësve”, shprehet Mirlind Behluli.

Ndërsa pjesa tjetër e shkollave po vazhdojnë me skenarin A dhe B sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.