35 majmunë luftonin njëri tjetrin , e pësuan dy n jerëz

Mijëra majmunë që lëvizin lirshëm në Indi, po u japin autoriteteve kokëdhimbje gjithnjë e më të madhe, veçanërisht në Agra ku ndodhet Taj Mahal i famshëm.

Një luftë e ashpër këtë javë midis dy grupeve të majmunëve në zemër të qytetit indian të Taj mori dy jetë.

Policia shpjegoi se riparimi i shtëpisë së vjetër në Satsang Gaul ishte në proces. Pronari i shtëpisë dhe punëtori po qëndronin afër murit që duhej shembur. Pikërisht në atë kohë, ‘ushtritë’ e majmunëve, që luftonin për territorin, endeshin dhe hidheshin në të gjithë zonën, duke shembur murin e dëmtuar.

Të dy burrat mbetën të dërrmuar nën rrënoja dhe, për fat të keq, nuk mund të shpëtoheshin. Ata pësuan dëmtime të rënda në kokë.

Ata vdiqën kur muri i katit të tretë ra mbi ta për shkak të më shumë se 35 majmunëve që ishin në një luftë të furishme, shkruan Socialnews.

Qytetarët e Agra i bënë thirrje administratës së rrethit të ndërmarrë hapa efektivë për të shtypur telashet që shkaktojnë majmunët.

Kryetarit të bashkisë së Agra, Navin Jain, iu kërkua të dëbojë majmunët nga qyteti në zonat pyjore, për shkak të një serie vdekjesh.

Vendasit po kërkojnë veprim drastik kundër majmunëve të tërbuar. Dhe madje edhe turistët janë bërë viktima.

Vitin e kaluar, bota u trondit nga një rast kur një majmun rrëmbeu një porsalindur nga prehri i nënës së tij dhe e vrau atë.

Mijëra majmunë të dhunshëm jetojnë në këtë zonë përgjatë lumit Yamuna pasi besimtarët rregullisht i ushqejnë me banane dhe bukë. Dy herë kishte përpjekje për të zhvendosur këto kafshë në zonat pyjore, por eko-aktivistët ndaluan procesin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.