Ballina / KRYESORE / 3 tërmete shkundin Shqipërinë, 68 të lënduar

3 tërmete shkundin Shqipërinë, 68 të lënduar

Lëkundjet e fuqishme kanë shkaktuar 68 të lënduar në total ndërsa 52 rregjistrohen vetëm në qarkun e Tiranës. Lajmi i mirë është që të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Tërmeti ka ndodhur të shtunën në orët e vna të pasditës.

Çahet shkëmbi i Kavajës – VIDEO

Kujtojmë që deri tani në harkun kohor të një ore, kanë rënë 3 tërmete. Nga ajo që raportohet nga Qendrat Ndërkombëtare Sizmologjike, shkalla e tërmetit ka qenë mbi 5.6 ballë të Rihterit.

Tërmeti ka prekur të gjitha zonat e Shqipërisë, në Lushnjë, Lezhë, Korçë, Bulqizë, Gjirokastër, Shkodër dhe Fier.

Tërmeti i parë u pasua nga një i dytë që tronditi të gjithë Shqipërinë, dhe njerëzit kudo kanë dalë jashtë banesave e zyrave.

Tërmeti me magnitude 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 balle u regjistrua 30 km ne veri të Durrësit, në bregdet, afër Kepit të Rodonit. Sipas ekspertëve, ky është tërmeti më i forte në 20-30 vitet e fundit.

Tërmetet kanë qenë aq të fuqishme, saqë dridhjet janë dëgjuar edhe në Kosovë dhe tetë shtete të tjera.Tërmetet kanë qenë aq të fuqishme, saqë dridhjet janë dëgjuar edhe në Kosovë dhe tetë shtete të tjera.

Përveç në Kosovë, lëkundje të forta janë ndjerë edhe në Bullgari, Bosnje, Kroaci, Greqi, Itali, Serbi, Maqedoni të Veriut e në Mal të Zi.

Momentet e tmerrit: Fakulteti Gjeologji Miniera

Momentet e tmerrit: Fakulteti Gjeologji Miniera

Posted by Gazeta TemA on Saturday, September 21, 2019

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, ky është tërmeti më i fortë në 20-30 vitet e fundit.

Historia e tërmeteve të kaluara në Shqipëri

ërmetet më të fuqishëm që kanë goditur Shqipërinë janë regjistruar zyrtarisht duke nisur nga viti 1851, kur si pasojë e lëkundjeve në Berat humbën jetën 400 persona dhe shumë të tjerë u plagosën. Dëmet materiale qenë të mëdha.

Tërmeti më i fundit me viktima ka ndodhur në Shkodër, më 15 Prill 1979, ku një tërmet 8 ballë shkaktoi 40 të vdekur dhe dëmtoi 17.118 shtëpi. Por ky nuk ka qenë më vdekjeprurësi për qytetin verior. Më 1 qershor të vitit 1905, tërmeti në Shkodër la pas 200 të vdekur.

Në 22 dhjetor të 1919-ës, lëkundjet tronditën zonën e Leskovikut, Konicës dhe zonat kufitare me Greqinë ndërsa nuk pati të dhëna për viktima, por dëmet ishin të mëdha.

Tërmeti më i madh në Shqipëri është regjistruar në Berat, më 17 tetor 1851, duke shkaktuar 400 ushtarë të vrarë në Kala.

Një vit më vonë, ishte radha e Elbasanit, ku u regjistrua një tërmet, i cili shkaktoi 14 viktima, mbi 300 të plagosur dhe shumë shtëpi të shkatërruara.

Në 30 mars të 1921-shit, lëkundjet u ndien në Peshkopi dhe Dibër të Madhe, por nuk pati të dhëna për dëme në njerëz, ndërsa dhjetëra shtëpi u rrënuan. Katër vite pas çlirimit të vendit, në gusht të 1948-ës, zona e Shkodrës u prek nga tërmeti dhe atëherë u raportuan një i vdekur dhe 27 të plagosur, por edhe dëme të mëdha, ku ndër të tjera dëmtime të shtratit të Bunës.

Në 1 shtator të 1959-ës, tërmeti përfshiu zonën e Myzeqesë. Në total janë dëmtuar 944 shtëpi, ndërkohë që shkatërrohen shumë objekte të tjera.

Shkodër më 1 qershor 1905, që shkaktoi 1500 shtëpi të shkatërruara, 200 të vrarë dhe 500 të plagosur

Pas 8 vitesh një tërmet i fortë tronditi zonën e Librazhdit dhe Dibrën e Madhe në Maqedoni. Atëherë u shënuan 12 të vdekur dhe 174 të plagosur, si dhe mbi 6,336 ndërtesa të shkatërruara.

Tërmeti i fundit i fortë është regjistruar në Tiranë në janar të 1988-ës, ku dëmet kryesore ishin në fshatrat Arbanë dhe Petrelë.

Provo po ashtu

Thaçi niset për Japoni,merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është nisur sot për në Japoni, ku do …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.