3 të vdekur dhe 76 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tre persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale të vdekurve në 604. Ndërkohë janë regjistruar edhe 76 raste të reja.

Numri i të infektuarve vjen nga 538 mostra të testuara, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Klinë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Malishevë, Prizren, Rahovec dhe Shtime.

Në total në Kosovë janë infektuar 14.839 persona me koronavirusin e ri.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 165 persona, ndërsa numri total i të shëruarve ka arritur në 11.949. Aktualisht janë 2286 raste aktive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.