Ballina / PSIKOLOGJI / 3 karakteristika që flasin se jeni të fortë mendërisht
te forte menderisht

3 karakteristika që flasin se jeni të fortë mendërisht

Zhvillimi i një force mendore ka të bëjë me kultivimin e aftësisë për t’i bërë gjërat e mira të ndodhin në realitet. Forca mendore mund të jetë rrugë drejt suksesit personal në të gjitha aspektet e jetës, e veçanërisht në karrierë.

Në fakt, ekspertët pohojnë se njerëzit e fortë mendërisht kanë shumë trajta të dallueshme të karakterit.

Këto janë tri shenjat të cilat tregojnë se një person është i fortë mendërisht:

Njerëzve me psikikë të fortë u pëlqen të shpenzojnë kohë në vetmi

Njerëzit e fortë mendërisht nuk e kanë fare problem të qëndrojnë në vetmi dhe nuk kanë aspak frikë nga ajo! Ata nuk janë të frikësuar të qëndrojnë vetëm me mendimet e tyre dhe atë kohë mund ta shfrytëzojnë për të qenë produktivë. Atyre u pëlqen shoqëria e vetvetes dhe nuk janë të varur nga tjerët për të qenë të lumtur.

Ata nuk jetojnë as në të kaluarën, e as në të ardhmen

Të jetuarit në të tashmen, në vend se ta rikujtoni të kaluarën apo ta mendoni të ardhmen, ju mundëson t’i shihni gjërat siç janë në realitet.

E dinë se dështimi është pjesë e suksesit

Duhet kurajë dhe durim për ta arritur një qëllim. Kjo do të thotë se duhet ta kuptoni dhe pranoni dështimin si fakt i cili ju nxitë të provoni prapë. Njerëzit e fortë mendërisht nuk dorëzohen lehtë për shkak të një dështimi – ata e dinë se dështimi është pjesë e ‘lojës’.

Çdo njeri është i lejuar të dështojë, por ai duhet të ngritet dhe të rikthehet më fuqishëm.

Provo po ashtu

memoria, kujtesa, mend

Shoqërimi në baza ditore ul demencën

Shoqërimi në baza ditore dhe takimet e shpeshta me miqtë gjatë moshës 50 – 60 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.