29 të arrestuar brenda 24 orëve

Për shkak të mos respektimit të vendimit të qeverisë për kufizimin e lëvizjes si masë parandaluese ndaj COVID-19, policia e Kosovës njofton se vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 29 17 persona.

Sipas Policisë, tre persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që të njëjtit nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Për mos respektim të vendimit të qeverisë, janë arrestuar edhe dy persona në Podujevë, tre në fshatin Sllovi të Lipjanit, një nga fshati Gremnik i Klinës, tre persona në Pejë, një në fshatin Gurrakoc të Istogut, një në fshatin Ponoshec të Gjakovës dhe një tjetër në Gjakovë, një në fshatin Kërvasari të Malishevës, si dhe një në Mitrovicë.

Ndërkohë, janë shoqëruar në stacioni policore, katër persona në fshatin Pomozotinë të Fushë Kosovës, një mashkull dhe n jë femër në fshatin Zhegër të Gjilanit, një në fshatin Vrapqiq të Gjilanit, një nga fshati Topanicë i Kamenicës dhe katër nga Ferizaj.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.