Ballina / KOSOVA / 25 mijë familje në Kosovë janë pjese e Skemës së Ndihmës Sociale
Papunësi e varfëri

25 mijë familje në Kosovë janë pjese e Skemës së Ndihmës Sociale

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 25 mijë familje në Kosovë janë pjese e Skemës së Ndihmës Sociale. Ekspertët konsiderojnë se  Kosova ka një strategjie të gabuar të skemave sociale.

Kosova vazhdon të jetë vendi më i varfër i Europës Juglindore ku 34 për qind e popullsisë jetojnë në varfëri të skajshme me të ardhura ditore nën 1.55 euro dhe 12 për qind jetojnë në varfëri ekstreme.

Këtë më së miri e tregojnë të dhënat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale sipas të cilave rreth 25 mijë familje janë pjesë e skemës së ndihmës sociale.

Sipas drejtorit të Departamentit për çështje Sociale dhe Familjare, Mentor Morina, shumica e kërkesave për asistencë sociale janë nga komuna e Mitrovicës. Ai thotë se janë duke bërë përpjekje që kategorisë së dytë të skemës sociale t’i mundësohet punësimi

Se gjendja ekonomiko-sociale nuk është e mirë e thonë edhe njohës të çështjeve ekonomike.

Sipas akteve ligjore dhe nënligjore për të realizuar të drejtën për ndihmë sociale të gjithë anëtarët e familjes duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, përjashtimisht edhe shtetas të huaj të cilët kanë leje qëndrimi.

@Fluidi

Provo po ashtu

brukseli , be

Brukseli shqyrton shtyrjen e publikimit të pakos për zgjerim

Kabineti i Komisionarit për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn po e konsideron seriozisht mundësinë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.