Ballina / KOSOVA / 25 ditë në terr – Ministria ndau 4 mijë euro për dritë

25 ditë në terr – Ministria ndau 4 mijë euro për dritë

Pas 25 ditë në terr, banorët e lagjes së quajtur ‘lagje e kontejnerëve’ në Graçanicë, sërish do të kenë rrymë elektrike.

Ministria e Kosovës për Komunitete dhe Kthim (MKK ) në bashkëpunim me komunën e Graçanicës kanë ndarë një pjesë  të mjeteve për KEDS-in  në mënyrë që përsëri kjo lagje të kyçet ne rrjetin elektrik, theksohet në Komunikatën e MKK-së.

Shuma të cilën ministria e ka ndarë është 4000 €. Në mënyrë  që  njerëzit të kenë energji elektrike , ministria  menjëherë,  kur nga ky  institucion është kërkuar ndihma për njerëzit, të cilët tashmë kanë një periudhë më të gjatë që nuk kanë energji elektrike dhe jetojnë në kushte të vështira,  reagoi në kërkesë dhe ndau mjete sipas mundësive të saja, thuhet mes tjerash këtu.

Pagesa e borxhit për të zhvendosurit në Graçanicë  ishte një kusht për tu kyçur përsëri në rrjetin e   energjisë elektrike . Banorët e lagjës së kontejnerve  këtë mëngjes kanë  filluar një grevë urie për shkak të çkyçjes.

Përndryshe borxhi për energjinë elektrike i kësaj lagjeje  është 11 000 euro, në lagjen e kontejnerëve  25 ditë nuk kishte energji elektrike, theksojnë në Ministri për ndihmën që ua ofruan të zhvendosurve intern në Graçanicë..

Provo po ashtu

Haradinaj ka takuar sot ambasadorin amerikan, Kosnett

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka takuar sot ambasadorin amerikan, Philip Kosnett. Haradinaj, ka shkruar …