Ballina / BOTA / 24 vjeçari shqiptar vritet në Itali

24 vjeçari shqiptar vritet në Itali

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Moza, ku shqiptari është ekzekutuar në makinën e tij. Edhe pse ai është dërguar në spital, nuk ka mundur që t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Shoku i tij, në polici ka dëshmuar se ata po qëndronin në makinë, ndërsa drejt tyre ka ardhur një makinë tjetër. Pasi janë afruar, personat që kanë qenë në makinë kanë qëlluar në drejtim të tyre, duke lënë të vdekur 24-vjeçarin, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Lidhur me ngjarjen, policia italiane ende nuk ka dhënë ndonjë pistë të saktë, megjithatë ata dyshojnë se ekzekutimi i tij mund të ketë lidhje me ndonjë larje hesapesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.