Ballina / BOTA / 24 të vrarë e 30 të plagosur në një sulm vetëvrasës Kabul

24 të vrarë e 30 të plagosur në një sulm vetëvrasës Kabul

Të paktën 24 njerëz u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën në një sulm vetëvrasës me bomba, pranë një tubimi zgjedhor, ku po merrte pjesë presidenti i Afganistan, Ashraf Ghani.

Presidenti ka shpëtuar pa pasoja, njoftuan zyrtarët.

Ghani sapo kishte filluar të mbajë një fjalim në mitingun në kryeqytetin e Provincës Parvan, në veri të Kabulit, kur ndodhi sulmi i parë.

Më vonë, një shpërthim tjetër vetëvrasës tronditi Kabulin qendror, duke vrarë të paktën 22 njerëz dhe duke plagosur 38 të tjerë, bëri të ditur ministria e Brendshme.

Përgjegjësinë për të dyja sulmet e morën militantët talibanë.

Bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për tërheqjen e mijëra trupave amerikane nga Afganistani, janë ndërprerë javën e kaluar.

Bisedimet nuk e kanë përfshirë Qeverinë e Afganistanit.

Provo po ashtu

Pamje tmerri: Shembet hoteli gjigant në SHBA (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në SHBA, teksa ndërsa e hotelit “Hard Rock”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.