Ballina / KOSOVA / 20 vjetori i bombardimeve, Kosova falënderon NATO-në
nato , kosovo

20 vjetori i bombardimeve, Kosova falënderon NATO-në

Në Kosovë është shënuar 20 vjetori i ndërhyrjes humanitare të NATO-së, kundër caqeve ushtarake të Serbisë e me qëllim të ndërprerjes së krizës humanitare në Kosovë.

Për nder të kësaj dite, objekti i Qeverisë është mbuluar me flamurin e NATO-s.

Në këtë përvjetor është kujtuar ndërhyrja e NATO-s  si një veprim i ligjshëm kundër krimeve të Serbisë që po i bënin në Kosovë drejt një populli të pafajshëm.

Me këtë rast, edhe Haradinaj i ka shkruar letër Sekretarit të Përgjithshëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stoleberg, duke thënë se Kosova gjithmonë do të jetë mirënjohëse ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.