Ballina / KOSOVA / 20 vjet nga ndërhyrja e NATO-së kundër krizës humanitare në Kosovë
shenohet pervjetori i 20 nderhyrja e nato-se

20 vjet nga ndërhyrja e NATO-së kundër krizës humanitare në Kosovë

Me rastin e shënimit të 20 vjetorit të ndërhyrjes humanitare të NATO-s në Kosovë, si një veprim i ligjshëm kundër politikës së spastrimit etnik dhe krimeve kundër njerëzimit, në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme u organizua një pritje për të shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm ndaj shteteve aleate, partnere dhe mike.

“Sot, këtu na bashkoi përvjetori i Ditës, e cila ndezi shpresën për Shpëtim, Liri dhe Paqe! Shpresë legjitime për çdo qenie njerëzore – shpresa për të ekzistuar, ndjenja më sublime, që na bënë këta që jemi në cilindo cep të globit. Njëzet vite më parë, Millosheviqi, bashkë me regjimin e shtetit serb synonte që me dhunë të mbaj nën kontroll Kosovën, duke hequr qafe të gjithë të tjerët, pos aparatit të tij ushtarak e policor. Por, përgjigja, që qytetarët e Kosovës i dhanë, ishte: JO! Fatmirësisht, përgjigja që i dha edhe bota demokratike, ishte e njëjtë, përkundër hezitimeve fillestare. Aleancës së mobilizuar që u vu në lëvizje 20 vjet më parë, secilit nga shtetet pjesëmarrëse dhe çdo ushtari e zyrtari, që kontribuoi në fushatën e NATO-s, u jemi përherë mirënjohës”, ka thënë zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, znj Rejhan Vuniqi, në prezantimin para të pranishmëve.

“Ishte vullneti i popullit të Kosovës për Liri, që u sublimua në vullnetin e përbashkët për veprim, për reagim ushtarak pas dështimeve të diplomacisë dhe që në fund e bëri të pashmangshme ndërhyrjen humanitare të Aleancës. Ky vullnet dhe kjo rezistencë kundër padrejtësisë, shtypjes dhe dhunës, u kurorëzua me çlirimin e Kosovës. Krahas lirisë për ne, ai rezultoi edhe në kristalizimin e konceptit të Përgjegjësisë për të Mbrojtur, si detyrim i bashkësisë ndërkombëtare për të mos lejuar përsëritjen e gjenocidit, spastrimit etnik, krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Është ky parim, që ua rikujton shteteve obligimin për të mbrojtur qytetarët e tyre nga mizoritë, por që rikujton, gjithashtu edhe obligimin e bashkësisë ndërkombëtare për të reaguar kundër shteteve, të cilat shndërrohen në mjet shtypjeje të qytetarëve”, ka shtuar Vuniqi.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant, Rrahman Rama, Ambasadorë dhe përfaqësues nga kori diplomatik i akredituar në Kosovë, Atashe Ushtarak, përfaqësues nga KFOR-i dhe zyrtarë të tjerë.

@Fluidi

Provo po ashtu

HARADINAJ 2018

Kosova miraton tri nisma për njohje të patentë-shoferëve jashtë vendit

Qeveria e Kosovës të martën ka miratuar nismat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare me Malin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.