Ballina / Shëndet & Fitnes / 20 milionë dollarë për hulumtime mbi sëmundjet e trurit
jk rowling, skoci, edenburg, harry poter, Anne Rowling Regenerative Neurology Clinic, parkinson, multiple sclerose

20 milionë dollarë për hulumtime mbi sëmundjet e trurit

Autorja e “Harry Potter”, JK Rowling dhuroi 20 milionë dollarë për hulumtime mbi neurologjinë për të nderuar nënën e saj të ndjerë

Rowling bëri donacionin e konsiderueshëm për kërkime në trajtimin e sklerozës së shumëfishtë në një qendër që mori emrin e mamasë së saj.

Akti i fundit i filantropes do të ndihmojë në krijimin e lehtësive të reja dhe mbështetjen e kërkimeve në Anne Rowling Regenerative Neurology Clinic në Universitetin e Edinburgh, Skoci, për lehtësimin e jetës për njerëzit me sklerozë të shumëfishtë (MS) dhe kushte të ngjashme.

Nëna e autores vuante nga sëmundja dhe vdiq në moshën 45-vjeçare.

Dhurimi i radhës vjen pas donacionit të madh prej 12 milionë dollarësh të Rowling në vitin 2010, që çoi në krijimin e klinikës “Anne Rowling” në universitet.

Autorja tha se është inkurajuar nga përparimet dhe është krenare që klinika jo vetëm që po bën kërkime të rëndësishme, por gjithashtu ka ofruar mbështetje dhe kujdes për njerëzit me MS.

Klinika studion kushtet neurologjike duke përfshirë sklerozën e shumëfishtë, sëmundjen e neuroneve motorike (MND), Parkinsonin, si dhe synon të mbështesë pacientët nga sëmundjet që prekin trurin. /a.a/

Provo po ashtu

Në cilën pjesë të ditës nuk duhet ngrënë

Ora e trupit tuaj mund të jetë përgjegjëse për kilogramët e tepërt. Shkencëtarët thonë se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.