2 të vdekur 49 raste të reja të të infektuarve me koronavirus në Kosovë

Dy persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 49 raste të reja pozitive, ka njoftuar të dielën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se të dielën janë regjistruar 53 të shëruar.

Rezultati pozitiv për 49 mostra ka dalë nga kryerja e 680 testimeve. Me shtimin e rasteve të reja, numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 16179 nga më pak se 75 mijë testime. 647 persona kanë vdekur. 14335 persona janë shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 1197.

Rastet pozitive sot janë nga komuna Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Lipjan, Skenderaj, Graçanicë dhe Vushtrri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.