Ballina / TEKNOLOGJI / 2 mijë gazeta kundër Google dhe Facebook
In Fabric

2 mijë gazeta kundër Google dhe Facebook

Dy mijë gazeta në SHBA i kanë kërkuar kongresit amerikan që të ndërhyjë ndaj Google dhe Facebook, të cilët përdorin shkrime dhe editoriale falas duke ia shpërndarë përdoruesve të tyre.

Një kufi për superfuqinë e Google dhe Facebook, si dhe lirisë të tre për të përdorur falas shkrime dhe editoriale të shtypit të shkruar. është kjo kërkesa e mbërritur në kongresin amerikan nga Aleanca e medias së lajmeve – shoqatë që përfaqëson më shumë se dy mijë të përditshme në Shtetet e Bahskuara të Amerikës përfshirë këtu dhe Nju Jork Times e Washington Post.

Propozimi është ai i miratimit të një ligji antitrust për të mbrojtur gazetat amerikane nga kolosët e uebit.

Sipas shoqatës që ligjet të cilat i ndalojnë mediat të punojnë së bashku për të firmosur kontrata më fitimprurëse me sponsorët apo reklamat me platformat në internet, nga ana tjetër favorizojnë dy kolosët, të cilët vijojnë të kontrollojnë tregun e reklamave dixhitale dhe ekonominë e informacionit.

Të dy së bashku Google dhe FB menaxhojnë 60 për qind të reklamave dixhitale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 50 për qind të tyre në nivel global, ndërsa reklamat në shtypin e shkruar kanë pësuar një rënie prej dy të tretash në krahasim me dhjetë vjet më parë. Shoqata ndër të thera këmbëngul se sundimi i Facebook e Google ka krijuar një sistem ekonomik të sëmurë në sektorin e medias dhe në shpërndarjen e lajmeve, një sistem ku të ardhurat i shkojnë dy kolosëve, ndërsa lexuesit nuk kanë më një lidhje të drejtpërdrejtë me gazetat

Për këtë arsye dy mijë gazetat amerikane kanë shtruar kërkesa të qarta: mbi të gjitha për një shpërndarje të të ardhurave nga reklamat.

Ka zëra se Facebook po përgatit një funksion për telefonat celularë që lejon pagesën për artikujt. Kërkesa tjetër është ajo për një shpërndarje më të gjerë të të dhënave të mbledhura nga dy kolosët, me gazetat.

Në fund të përditshmet amerikane u kërkojnë FB dhe Google që të japin më tepër shikueshmëri të gazetave në hapësirën e tyre.

Sipas një sondazhi të Peu/Knight Foundation, 10% e të intervistuarve kujton se burim i artikullit është Facebook, dhe pse është prodhuar nga të tjerë. Ky veprim nga ana e shoqatës shënon një precedent pasi është veprimi i parë konkret kundër Google-Facebook, ndërsa në Europë të dy kolosët kanë përfunduar në objektivin e autoriteteve të  Bashkimit Europian.

Check Also

mercedes

Mercedesi në versionin elektrik deri më 2022

Daimler, numri një në botë për automjetet e nivelit të lartë, njoftoi sot se dëshironte …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *