Ballina / KOSOVA / 1999
policia e kosoves, kosova, shteti, qeveria, stiv benett

1999

20 vjetetori i Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit të saj. Në këtë jubile të policisë u theksuan të arriturat dhe sfidat në të cilat ka kaluar dhe vazhdon t’i ketë.

Me 6 shtator të vitit 1999,filloi ndryshimi për Kosovën e pasluftës pasi për herë të parë po bëhej me një shërbim policor. Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, hapi Shkollën e policies, në shtatorin e 1999 filloi trajnimin e kandidatëve të parë për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjenerata e parë numëroi 176 pjesëtar ku  vit pas viti u plotësu me gjenerata të reja. Ky shërbim u krijua në bazat e një policie demokratike dhe profesionale, ku ishte për të gjithë I barabartë pa marrë parasysh përkatësinë etnike.  Aktualisht në radhet e policisë janë 8 mijë 629 punonjës, prej tyre 7 mijë e 556 janë policë kurse pjesa tjetër janë staf civilë.

Në këtë 20 vjetor drejtori i policisë së Kosovës Rashid Qalaj thotë se “ndjehemi krenar me të arriturat e policisë së Kosovës, ani pse gjatë këtyre viteve kanë kaluar edhe sfida të mëdha”.

Policia e Kosovës, konsiderohet si më e mirë në rajon, ani pse gjatë zhvillimit të saj ka pasur edhe vështërsi por edhe dështime.

Aktualisht në radhet e policisë janë 8 mijë 629 punonjës, prej tyre 7 mijë e 556 janë policë kurse pjesa tjetër janë staf civilë.

 

Provo po ashtu

drejtesia , KGJK

BE kërkon pezullimin e procesit të përzgjedhjes së noterëve; Kundërshton Tahiri

BE kërkon pezullimin e procesit të përzgjedhjes së noterëve, por këte kërkesë të Bashkimit Evropian, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.