194 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, shkon në 196 numri i të vdekurve

Katër persona kanë vdekur e janë shënuar 194 raste të reja me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit. Numri total i të vdekurve në Kosovë si pasojë e COVID-19 ka arritur në 196. Ndërkohë shifra e përgjithshme e të infektuarve ka arritur në 7846.

Në 24 orët e fundit janë testuar 449 mostra. Janë shëruar po ashtu 138 persona në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale në 3383.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka thënë se lajm i mirë është se ka një rënie të numrave, por ka bërë thirrje që të respektohen plotësisht masat e marra nga Qeveria e Kosovës.

Prishtina sërish kryeson me numrin e rasteve të reja me 81 raste, pasuar nga Podujeva me 17 dhe Prizreni 14.

Në Fushë Kosovë 13 raste, Gjakovë 12 raste, Vushtrri 8 raste, Drenas 7 raste, Mitrovicë 7 raste, Malishevë 5 raste, Obiliq 5 raste, Lipjan 5 raste, Dragash 4 raste, Skenderaj 4 raste, Ferizaj 3 raste, Gjilan 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë, Rahovec dhe Zubin Potok.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!