Në vazhdën e reagimit dhe të kërkesës së kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, lidhur me çështjen e transmetimit të drejtpërdrejtë të një aktiviteti të Partisë Demokratike të Kosovës, në faqen zyrtare të Kuvendit në Facebook, sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ka ndërmarrë masat si në vijim:
“Iniciohet procedurë disiplinore për Menaxherin e Kontratës. Nga sot, datë 27 nëntor 2020, pezullohet kontrata e shfrytëzimit të shërbimeve nga operatori “Ekonomia Online”. Iniciohet kërkesa për kompensimin e dëmit të shkaktuar lidhur me integritetin institucional dhe imazhit të Kuvendit” theksojnë në Kuvend dhe shtojnë se “Zbatimi i këtyre masave fillon menjëherë”.