Kjo shtëpi e ka një inspirim

“Razor house” në La Jolla, Kalifornia, e frymëzuar nga rezidenca Razor Point e Tony Stark në serinë e filmave “Iron Man”, ka gjetur një blerës për 20,8 milionë dollarë, sipas ndërmjetësimit që merret me shitjen.

Prona është blerë nga Josh Altman dhe Matt Altman, për të cilën i’u janë kërkuar 24,995 milionë dollarë në qershor 2019.  Ndërmjetësi deklaroi se ata vendosën ta blejë brenda një jave, mirëpo shitja u përmbyll të gusht 2019, raporton “Mansionglobal”.

Shitësi i shtëpisë prej 3520 metra katrorë është Donald Burns, ish-shefi ekzekutiv i ‘MagicJack’, e bleu shtëpinë për rreth 14.1 milionë dollarë në 2011 dhe kaloi gati tre vjet duke e rinovuar atë, tha ai për “Wall Street Journal” gushtin e kaluar, kur edhe e nxori në treg për 30 milion dollarë.

Çmimi i fundit që u vendos për këtë shtëpi të ëndrrave për fansët e ‘Iron Man’ ishte 20,8 milionë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.