fbpx

17 vdekje të reja nga koronavirusi sot në Kosovë

17 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 557 raste të reja të infektimit, nga 1 mijë e 541 testime.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 727 pacientë.

Prizreni ka regjistruar tri vdekje, Prishtina dy, Gjakova dy, Rahoveci dy vdekje ndërsa Fushë Kosova, Peja, Dragashi, Vitia, Malisheva, Deçani, Gjilani dhe Vushtrria, me nga një të vdekur.

Në 24 orët e fundit Prishtina është komuna me më së shumti të infektuar, gjithsej 217 raste.

Numri i rasteve totale pozitive në Kosovë është 43.881, 1.137 të vdekur, 30.157 të shëruar dhe 12.587 raste aktive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.