17 të vdekur e 330 raste të reja të koronavirusit gjatë uikendit në Kosovë

17 të vdekur e 330 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar gjatë uikendit në Kosovë. Padyshim ky ishte uikendi me epilogun më tragjik që nga shpërthimi i eidemisë së COVID-19 në shtetin më të ri evropian.

Numri i përgjithshëm i atyre që ndërruan jetë nga fillimi i pandemisë e deri tash ka shkuar në 75. Sipas Institutit të Shëndetit Publik të gjithë pacientët që kanë vdekur kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese .

152 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar të dielën në Kosovë, ndërkohë numri i të vdekurve ishte nëntë, kurse të shtunën janë 178 raste pozitive e  janë regjistruar 8 vdekje.

Nga 330 raste të reja të të prekurve me koronavirus, që u konfirmuan gjatë gjatë uikendit në Kosovë,  138 apo rreth gjysma ishin nga Prishtina.  Siç ka raportuar Infoglobi më heret në Prishtinë të shtunën janë konfirmuar 81 raste, kurse dje edhe 57 të tjera. Aktualisht në kryeqytet raste aktive me koronavirus janë mbi 600.

Që nga fillimi i pandemisë e deri dje numri total irasteve pozitive ishte 3.508 raste nga 25.245 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Aktualisht në Kosovë kemi 1.531 raste pozitive, 1.902 të shëruar e 75 të vdekur nga COVIDI. /infoglobi

LEXO EDHE:

Zyrtare: Këto janë masat e reja për parandalimin e pandemisë COVID 19

Vdes trajneri i njohur kosovar i karatesë pas infektimit me Covid-19

Vdes një mjek nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ahmeti: Marre është me vdek më shumë njerëz se nuk u bë çka duhej bërë

Instituti i Shëndetësisë: Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e tjetrit. Respektoni masat

@InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!