burgjet

17 mijë e 859 persona u dënuan vitin e kaluar

Në vitin 2016 nga 27 mijë e 631 të akuzuar, dënim kanë marrë afro 18 mijë persona.

Këto të dhëna janë bërë të ditura në “Statistikat e Jurisprudencës për Persona Madhorë, 2016”.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, del se: në gjykatat themelore dhe degët e tyre kanë qenë të akuzuar 27 631 persona, prej tyre me aktgjykim dënues janë dënuar 17 859 persona. Nga numri i përgjithshëm i të dënuarve 848 janë femra.

Ndërkaq, nga të dënuarit për kundërvajtje janë gjithsej 193 085 persona të dënuar në vitin 2016, prej tyre 188 229 janë të dënuar për kundërvajtje në komunikacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.