fbpx

169 të infektuar, dy të vdekur me koronavirus sot në Kosovë

Kosovës të premten i janë​ shtuar 169 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,119 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar dy viktima.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të premten janë regjistruar edhe 85 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 1,953.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 17,591 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 659 pacientë kanë vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.