16 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19

Numri i deritashëm i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 300. Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga COVID -19 në Kosovë kanë vdekur 16 e janë infektuar 196 persona.

Numri total i të vdekurve në Kosovë si pasojë e pandemisë ka arritur në 300, ndërsa numri total i të infektuarve në 9688.

Në 24 orët e fundit janë testuar 475 mostra e 196 kanë rezultuar poizitive.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 134 persona. Kjo ka çuar shifrën totale të shëruarve në 5480. Aktualisht janë 3908 raste aktive.

Rastet e reja pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 45 raste, komuna e Pejës 20 raste, komuna e  Ferizajt 15 raste, komuna e Gjakovës 12 raste, komuna e Podujevës 12 raste, komuna e Gjilanit 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 9 raste, komuna e Prizrenit 9 raste, komuna e Mitrovicës 8 raste, komuna e Vushtrrisë 8 raste, komuna e Malishevës 6 raste, komuna e Suharekës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Deçanit 5 raste, komuna e Istogut 4 raste, komuna e Kaçanikut 4 raste, komuna e Dragashit 3 raste, komuna e Lipjanit 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, komuna e Shtimes 2 raste dhe me nga një rast komunat e Kamenicës, Klinës, Obiliqit dhe Skenderajt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.