16 të vdekur e 258 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

16 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit. Në raportin e djeshëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ishin shënuar 196 raste të vdekejs, ndërsa sot janë 212. Pra 16 më shumë.

Ky është numër rekord për vdekjet nga COVID-19 brenda një dite në Kosovë.

Ndërkohë, 258 raste të reja pozitive me COVID-19 janë shënuar në 24-orëshin e fundit.

Me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 258 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 8.104 nga 36.050 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 212 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, sipas IKSHPK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 4.463, kurse i rasteve aktive 3.429.

Rastet pozitive janë nga: komunat Prishtinë 53 raste, komuna Pejë 28 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Ferizaj 18 raste, komuna Fushë Kosovë 15 raste, komuna Podujevë 15 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Dragash 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Kllokot 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit dhe Rahovec.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!