Ballina / Galeria / 16 fakte pse Rusia është ndryshe nga pjesa tjetër e botës
rusia, moska

16 fakte pse Rusia është ndryshe nga pjesa tjetër e botës

Rusia është shteti që ka përfunduar shpesh në qendër të vëmendjes kohët e fundit.

Në fillim për Lojrat Olimpike Dimërore në Sochii, më pas sepse presidenti Putin “tregoi muskujt” ndaj Ukrainës dhe së fundi për dyshimet e hedhura mbi ndikimin rus në zgjedhjet elektorale të SHBA-ve.

Si ekonomia e tetë më e madhe e botës, Rusia nuk mund të injorohet.

Kohët e fundit janë pasuruar shumë rezervat e saj të uraniumit, janë rritur në shkallë të dukshme linjat e tubacioneve të gazit, si dhe vihet re një rënie e ndjeshme e numrit të popullsisë.

Më poshtë kemi renditur disa fakte të rëndësishme që e bëjnë Rusinë, një vend ndryshe nga pjesa tjetër e botës.

1. Rusia ka një sipërfaqe thuajse të njëjtë me Plutonin, 17 milionë kilometra katror.

 

2. Tubacionet ruse të gazit, mund të përshkojnë botën mbi 6 herë. 259.913 km tubacione, ndaj 40.075 km që është perimetri i tokës.

 

3. Rusia zotëron më shumë se gjysmën e rezervave botërore të uraniumit shumë të pasuruar(HEU), rreth 695 ton kundrejt 604 që kanë SHBA-të e vendit të dytë.

4. Numri i popullsisë në vend ka rënë me rreth 6.6 milionë banorë, që nga viti 1993 dhe pritet të bjerë me 10.7%, në dhjetë vitet e ardhshme.

5. Rruga Adler–Krasnaya Polyana, do të kishte kushtuar më pak, nëse do të ishte shtruar me një ushqim luksi që kushton $88/kg.

6. Rezervat e gazit natyror në Rusi, janë të barabarta me përmasat e 13.6 miliardë pishinave olimpike.

7. Rusia ka nëntë zona orare, më shumë se çdo vend tjetër i botës.

 

8. Rusia ka 87 miliardë fuçi me rezerva të provuara nafte, të mjaftueshme për 75 vite konsum në vend.

 

9. Metroja e Moskës frekuentohet nga 9 milionë banorë të periferisë çdo ditë, më shumë se Londra dhe New York së bashku.

 

10. Shkalla e vrasjeve në Rusi është dy herë më e lartë se në SHBA, 9.7 vrasje për 100 mijë banorë.

11. Rusët pijnë 2 herë më shumë alkool sesa amerikanët.

12. Nëse qëndron në breg të liqenit rus “Karachay”, mund të marrësh 60 R rrezatim në një orë, mjaftueshëm për të vrarë një njeri.

 

13. Rusi i 20-të më i pasur ka një pasuri prej 227 miliardë dollarë, e cila është më e madhe se GDP e Pakistanit.

14. Rusët konsumojnë çaj 6 herë më shumë se amerikanët.

15. 56 gazetarë në Rusi, janë vrarë, që prej vitit 1992.

 

16. Rusia shiti Alaskën te SHBA-të për 7.2 milionë dollarë, më 1867, rreth 1 dollar për 20 mijë metra katror.

 

Provo po ashtu

Kështu jetojnë njerëzit në këtë fshat misterioz në Kinë

Kështu jetojnë njerëzit në këtë fshat misterioz në Kinë

Pamje të reja nga ajri tregojnë një fshati misterioz në Kinë ku banorët jetojnë në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.