Ballina / KURIOZITETE / 15-vjeçari ka zbuluar qytetin e lashtë majan me ndihmën e yjeve dhe hartave të Google-it
In Fabric

15-vjeçari ka zbuluar qytetin e lashtë majan me ndihmën e yjeve dhe hartave të Google-it

 

Një adoleshent kanadez beson se më 2016 ka zbuluar rrënojat e një qyteti të humbur të qytetërimit maja në siujdhesën Yucatan të Meksikës – me ndihmën e Google Maps (hartave të Google-it) dhe hartës së yjeve.

William Gadoury, nga Saint-Jean-de-Matha, Kuebek, ka kohe që i intereson civilizimi Maja, sidomos ajo se cilat vende i zgjodhën ata për të ngritur qytetet e tyre.

“Majat kanë qenë ndërtimtarë jashtëzakonisht të mirë, por ata i kanë ndërtuar qytetet pa shumë kuptim praktik – larg lumenjve, larg rajoneve pjellore. Duket e huaj kjo për një civilizim, i cili ishte aq inteligjent”, ka thënë  Gadoury për CBC News. “E dija se ata kanë qenë të mirë në astronomi, kështu që u përpoqa të gjeja lidhjen.”

Gadoury ka studiuar 22 yjësi të majave dhe ka gjetur se yjet përputhen me lokacionet e 117 qyteteve të njohura të lashta në hartë. Ai atëherë ka kuptuar se një yll në yjësinë e 23-të nuk kishte qytetin përkatës majan.

Atëherë adoleshenti gjen edhe përkrahjen e Agjencisë Kanadeze të Hapësirës. Pas takimit me zyrtarin e projektit CSA Daniel De Lisle në panairin shkencor të shkollës dhe prezantimit të teorisë së tij, Gadoury fiton qasje në pamjet satelitore high-definiton, të cilat i krahason me ato të Google Earthe-it.

Nën vegjetacionin e dendur të Yucatanit, Gadouri gjen lokacionin e strukturave të mundshme, ku sipas të dhënave astronomike mund të ishte qyteti i humbur. Ai mendon se objektet mund të jenë mbetje të piramidave. De Lisle i CSA-së është optimist i përmbajtur.

“Aty ka forma drejtvizore, të cilat sugjerojnë se ka diçka nën sipërfaqe”, ka thënë De Lisle për The Independent-in. “Ka aty mjaft gjëra që sugjerojnë se mund të jetë një strukturë e krijuar nga njeriu.”

Gadoury e ka quajtur paraprakisht qytetin e lashtë K’aak Chi,apo Goja e Zjarrit. Gjetja e tij do të publikohet në revsitën shkencore dhe ai është ftuar për ta paraqitur atë në Brazil vitin e ardhshëm./infoglobi/d

Por ai demantohet nga disa shkencëtarë:

Teen Probably Didn’t Unearth an Ancient Mayan City Using Star Maps (Updated)

Check Also

Barak Obama

Ja sa paguhet për fjalimet e tij Barak Obama

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka filluar t’i bëjë dollarë vitet e veta kaluar në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *