fbpx

15 të nominuarit për kushtetuese i plotësojnë kushtet

Komisioni për shqyrtimin e kandidatëve për dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, ka bërë vlerësimin e përmbushjes së kushteve të parapara me ligj dhe Kushtetutë, i kandidatëve të nominuar për Gjykatën Kushtetuese.

Komisioni konstatoi se 15 të nominuarit: Emrush Kastrati, Rafet Haxhaj, Makifete Saliuka, Emine Mustafa, Hashim Çollaku, Ramadan Gashi, Veton Vula, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Musa Dragusha, Imer Berisha, Hava Ismaili, Gresa Cakaj- Nimani, Zef Prenrecaj dhe Remzije Istrefi -Peci, i plotësojnë kushtet formalo-juridike për të qenë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Në bazë të planit të veprimit, Komisioni vendosi që testi me shkrim i të nominuarve të mbahet me 8 maj, ndërsa intervistimi i tyre me gojë do të bëhet më 13 maj./infoglobi/