Ballina / KOSOVA / Deda paralajmëron largimin nga politika
ilir deda

Deda paralajmëron largimin nga politika

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka paralajmëruar largim nga politika. Ka thënë se është duke shqyrtuar mundësinë të largohet nga kjo fushë dhe të mos kandidojë më për deputet në zgjedhjet e ardhshme.
Ka thënë se ambienti politik në Kosovë vazhdon të jetë primitiv derisa interesat partiake janë mbi ato shtetërore.

“Prandaj, unë refuzoj të jem pjesë e kësaj lloj politike, esencialisht primitive dhe skajshmërisht të papërgjegjshme. Dhe rrjedhimisht, të gjitha veprimet politike do t’i marr në përputhje me bindjen se përgjegjësi primare kemi ndaj qytetarëve dhe shtetit”, ka shkruar Deda, në një reagim në rrjetet sociale.

Ilir Deda pasluftës ka qenë Këshilltar i Kryeministrit Bajram Rexhepi. Pastaj udhëheqës i një OJQ’je derisa më vonë kishte themeluar Partinë Fryma e Re me Shpend Ahmetin. Kishte kaluar në Vetëvendosje për të dalë pastaj dhe formuar Alternativën me Mimoza Kusarin.

Sidoqoftë, Deda ka shkruar se elita politike është verbëruar në konflikte personale dhe në fitore partiake e jo në interes shtetëror.

“Kosova po e kalon purgatorin e vet si prej sfidimit serioz të shtetësisë në arenën ndërkombëtare, e deri te puqja e dy proceseve jetike – atë të dialogut me Serbinë për marrëveshje potenciale finale dhe fillimin e procesve në Gjykatën Speciale”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se bazuar në atë që po ndodh në Kosovë po e shqyrton largimin krejt nga politika pas zgjedhjeve të ardhshme.

“Ky shqyrtim i angazhimit tim të mëtutjeshëm politik nuk është dorëzim, por një akt i protestës ndaj frymës shtet-degraduese që e ka mbërthyer skenën politike në Kosovë”.

Partia e Ilir Dedës ka vendosur t’i bashkohet dialogut me Serbinë që pritet të udhëhiqet nga Fatmir Limajt e Shpend Ahmeti.

Mirëpo, edhe ky proces është ndalur pasi PDK s’po e përkrahë idenë PSD’së e Alternatives për të mos i dhënë fare hapësirë Presidentit Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë.

@Fluidi

Provo po ashtu

katedralja, prishtina,mesha,krishlindjet

Thirrje për paqe në meshën e Krishtlindjes

Mesazhe paqeje dhe mirëkuptimi u dhanë në kremten e Krishtlindjes, ku mesha kryesore e shënimit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.