Ballina / KOSOVA / Ndryshimi i kufijve nga perspektiva e Berlinit dhe Washingtonit
trump,merkel

Ndryshimi i kufijve nga perspektiva e Berlinit dhe Washingtonit

Gjermania e drejtuar nga kancelarja Angela Merkel dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qëndrime të ndryshme për idenë e korrigjimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përgjatë vijave etnike.

Berlini ka frikë se një ndryshim i tillë mund të nxisëe dhunë, ndërsa Washingtoni sheh rrezikun e mbajtjes së situatës të pa ndryshuar ‘status quo”.

Sipas mediumit amerikan ‘Bloomberg”, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq, janë së bashku në promovimin e idesë së tyre për shkëmbim të territoreve si zgjidhje për normalizimin e raporteve ndërmjet dy shteteve dhe hapjes së perspektives Evropiane për të dy vendet.

Kancelarja Merkel e ka kundërshtuar një plan të tillë, duke thënë se një gjë e tillë do të nxiste tensionet ndëretnike në Evropë dhe do të trazonte rajonin, por megjithatë Vuçiq dhe Thaçi kanë provuar të gjejnë përkrahaje ndërkombëtare diku tjetër.

“Ne jemi vërtetë të shqetësuar në rrugën se ku ka hyrë dialogu. Ideja për prekje të territorit nuk është zgjidhje për asgjë”, ka thënë top-diplomatja gjermane Sabine Stoher në Forumin për Siguri në Beograd.

“Ne nuk besojmë se një ide e tillë do të shpiej në një zgjidhje të qëndrueshme. Fokusimi në territore do ta fuste dialogun në një qorrsokak”, ka vazhduar ajo.

Ndërsa BE-ja e ka bërë të qartë se asnjë shtet nuk mund të bëhet anëtar përderisa ka të pa zgjidhura çështje të cilat kanë të bëjnë me territorin dhe kufijtë.

Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës shqetësim mbetet vazhdimi i situatës së pa ndryshuar, edhe pse nuk përkrahin idenë për ndryshime të kufijve.

“SHBA-ja nuk është pro ndryshimit të kufijve, por shqetësohemi nëse gjërat vazhdojnë të mbeten të pa ndryshuara”, ka deklaruar ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott.

SHBA-ja thotë se të dy liderëve të shteteve duhet t’iu jepet një kohë e mjaftueshme për të gjetur një zgjidhje të implementueshme dhe të qëndrueshme.

@Fluidi

Provo po ashtu

Gjenerali Salvatore Cuoci shpjegon rolin e KFOR-it pas transformimit të FSK-së

NATO ka qëndrim shumë të qartë. Aleanca e përkrahë zhvillimin e FSK-së në mandatin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.