Ballina / Galeria / 14 vende misterioze të botës që nuk gjenden nëpër guidat turistike​​

14 vende misterioze të botës që nuk gjenden nëpër guidat turistike​​

Adhuruesit e udhëtimeve kane shume informacion për destinacionet turistike me te preferuara, por ka disa vende ne bote, qe për një arsye apo për një tjetër janë te ndaluara për turistet e zakonshëm. Ja cilat janë këto vende misterioze qe mbase do ëndërroni te shkoni një dite…

Kofun, Japoni

Këta ishuj artificiale janë vendet ku varrosen pjesëtarët e familjes mbretërore japoneze. Ne raste te rralla ato mund te vizitohen nga arkeologet, por vetëm me lejen e zyrtareve te larte te mbretërisë.

Ishulli Sentinel, Indi

Indigjenet qe jetojnë ne këtë ishull bëjnë çdo gjë  për te mbrojtur tokat e tyre nga te huajt. Deri me sot askush nuk ka mundur te depërtojë atje, prandaj autoritetet indiane kane ndaluar çdokënd qe te afrohet.

Zona 51, Shtetet e Bashkuara

Ekzistenca e kësaj baze sekrete është konfirmuar zyrtarisht nga qeveria amerikane vetëm ne vitin 2013-te. Sipas dokumenteve te fshehta, kjo sonë është nja baze e forcave ushtarake ajrore te SHBA-ve ku prodhohen dhe testohen avionët e gjeneratës se re.

Kisha Shën- Maria e Zion-it, Etiopi

Kjo kishe është e veçante ruan brenda thesarin me te çmuar te saj: Arkën e besëlidhjes. Rojtari është i vetmi qe mund te futet ne te dhe ai e ka te ndaluar te largohet nga kisha si dhe te flasë me te huajt.

Ishulli Koho’olawe, SHBA

Gjate gjithë historisë, ky ishull ka qene vendi i ritualeve fetare, i një kolonie ndëshkimore dhe një toke ku stërvitej marina amerikane. Sot ai ka marre statusin e një rezerve natyrale dhe e vetmja mënyrë për te shkuar e për ta vizituar është me ane te ekipeve te bamirësisë qe punojnë për te restauruar zonën.

Kulla britanike e telekomunikacioneve, Mbretëri e Bashkuar

Qe nga nje incident qe shkaktoi një shpërthim brenda kullës, restoranti rrotullues dhe kulla e vrojtimit janë te mbyllura për publikun. Vetëm ne raste te rralla, atëherë kur BT Tower organizon evente bamirësie, disa qindra persona kane ende fatin te shohin Londrën nga një pamje tjetër.

Vendi i shenjte Ise, Japoni

Territori i vendit te shenjte mund te vizitohet vetëm nga priftërinjtë dhe anëtaret e familjes mbretërore.

Vizitoret e thjeshte mund te kënaqen vetëm duke e pare nga larg.

Qyteti fantazme Varosha, Qipro
Ky vend ka qene destinacioni kryesor turistik i Qipros, por çdo gjë ndryshoi ne korrik te vitin 1974, kur u be evakuimi ne mase dhe qyteti u pushtua nga forcat turke. Qe prej asaj kohe Varosha qëndron e mbyllur dhe është pjese neutrale qe patrullohet nga ushtria turke.

Ishulli me rëre, Kanada

I ndodhur ne Atlantik, ky ishull prej rëre ka vetëm 30 persona qe jetojnë ne te dhe është një varreze e vërtetë anijesh te fundosura. Rëra është një rezerve natyrore me karakteristika te veçanta, prandaj për ta vizituar duhet te merrni leje nga qeveria kanadeze ku te tregoni një arsye te forte për se doni te shkoni.

Qendra e te dhënave Pionen, Suedi

E ndërtuar ne Stokholm gjate luftës se ftohte, ky bunker bërthamor është shndërruar kohet e fundit ne një mjedis modern për te furnizuar suedezet me internet. Ne një thellësi 30 metrash dhe mbrapa dyerve te trashe prej 1 metrash, mbahen informacionet për shume site Web-i.

Shpella Lascaux, France

Për te ruajtur sa me mire shkrimet prehistorike te veçanta te kësaj shpelle, tashme hyrja ne te është e ndaluar për turistet, por ata mund te shohin një kopje ekzakte te saj me ane te një vizite virtuale.

Stacioni i radarit “Don-2N”, Rusi

Kjo piramide moderne me lartësi 40 metra dhe gjerësi 140 metra është një element ky ne mbrojtjen kundër raketave ne Moske. Ne raste shume te rralla këtë stacion mund ta vizitojnë gazetaret, por edhe ata mund te shohin vetëm disa zona.

Mali “Rushmore Hall of Records”, Shtetet e Bashkuara

Përveç skulpturave gjigande te presidenteve te Amerikës, ku mal ka edhe një zone sekrete ne brendësi te tij.  Mendohet se është një lloj kapsule ku ndodhen kopje dokumentesh historike shume te rëndësishme te këtij shteti. Hyrja përbehet nga një porte graniti, pajisur me një me mekanizëm mbylljeje te sofistikuar.

Ujëvara nen ujore iluzionare, Ishulli Mauricius

Kur e sheh nga lart ishullin ne Oqeanin Indian duket sikur ndodhet afër një ujëvare nen detare te mrekullueshme. Ne fakt është thjesht një iluzion optik i krijuar nga depozite mbetjesh rëre dhe balte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.